MENU
klinika

 Meta: Pse të mos e ndjejnë ata që shkaktuan këtë situatë?

“A ndjen përgjegjësi nëse bllokohet integrimi pas letrës në Bruksel?”

06.03.2020 - 12:56

I pyetur nga gazetarët nëse i druhet faktit që qëndrimet e tij dërguar eurokomisionerit për Zgjerimin në Bruksel, do të ndikonin në të ardhmen integruese të Shqipërisë, presidenti Ilir Meta thotë se përgjegjësinë duhet ta ndjejë mazhoranca. Meta bëri me faj edhe ndërkombëtarët që nuk kanë reaguar pas shqetësimeve dhe paralajmërimeve që presidenti tha se ka ngritur për Gjykatën Kushtetuese.

“A i druhem unë të vërtetës që kam 3 vjet që po ua them ju qytetarëve të Shqipërisë, gjithë përfaqësuesve ndërkombëtarë që vinë këtu, mazhorancës, qeverisë, opozitës, që kam bërë çdo gjë që Shqipëria 1 minutë të mos rrinte pa Gjykatë kushtetuese, i dinë përpjekjet e mia dhe kush e minoi, dhe të mos ndjejnë përgjegjësi për këtë situatë ata që e kanë shkaktuar? E ka shkaktuar vetë mazhoranca që tani do të kapë Gjykatën Kushtetuese, pa të cilën nuk ka bashkëjetesë paqësore në këtë vend, sepse nuk ka më arbitër. Pse të mos i druhen ata të tjerët nga ana e ndërkombëtarëve që nuk i janë përgjigjur paralajmërimeve të presidentit. Kush është përgjegjësia e presidentit këtu?. Ka vetëm një interes, pushtet absolut dhe për të minuar interesat kombëtare.

Kush na bën ne moral për çështjen e integrimit, zonja Bilali, që 3 vjet e ngriu procesin e integrimin, e detyrova unë do koalicion për të ardhmen, do votosh këto ligjet që të zhbllokohet. kisha frikë që sdo merrnin 84 vota dhe opozita do gjente sebep për t’u hakmarrë. Unë isha i detyruar t’i shkruaja komisionerit. A ka ndonjë gënjeshtër nga këto këtu? Më thoni nëse ka ndonjë letër? Nuk e kishim në shqip, e kishim në anglisht vetëm për të informuar komisionerin”, – tha Meta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Por t'i sqaroj se kush e ka fajin"

Meta: Letrën nuk e çova të bllokoj integrimin

Zëdhënësi: TaoRama do ta marrë përgjigjen direkt

Letra në Bruksel, Meta njofton konferencë për mediat


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!