MENU
klinika

Shemben 6 objekte

Aksioni tek Unaza/ Mbi 300 forca policie zbresin në terren

05.03.2020 - 09:54

Forca të shumta të policisë së rendit, FNSH, Shqiponja dhe policisë bashkiake kanë zbarkuar mëngjesin e të enjtes në unazën e re në zonën e Astirit, ku ka nisur prishja e objekteve në lotin e dytë që preket nga zgjerimi i unazës. Mësohet se ka patur tensione mes policisë dhe banorëve po nuk raportohet për të lënduar apo dhunë fizike.

Në terren ndodhen mbi 300 punonjës policie, 4 mjete të rënda tonazhi disa mjete zjarrëfikëse dhe autoambulanca. Nga ora 6 e mëngjesit janë shembur me mjete të rënda 6 objekte, 1, 2, 3 katshe. Në listën e objekteve është edhe një ndërtesë 5 katëshe.

Banorët janë shprehur se nuk janë njoftuar në rrugë shkresore për vendimin e prishjes por vetëm verbalisht. Të tjerë thonë kanë fituar në shkallën e parë të gjyqësorit dhe IKMT nuk mund të vijë e tu prish shtëpitë pa një vendim të formës së prerë.

Ndërkohë policia ka bllokuar totalisht qarkullimin e automjeteve në lotin e dytë të unazës në Astir por jo qarkullimin e këmbësorve sic është vepruar në rastet analoge. Bllokimi i unazës dhe devijimi i automjeteve në rrugët sekondare ka krijuar rradhë kilometrike dhe orë të gjata në trafik.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!