Përhapja e Koronavirusit në Shqipëri ka bërë që njerëzit të izolohen në shtëpitë e tyre. Mbyllje e lokaleve, institucioneve dhe palestrave i ka detyruar qytetarët të mbyllen në shtëpi në mënyrë që të izolohet Koronavirusi në vend.
Me vendimin e qeverisë janë mbyllur edhe lokalet e natës, prandaj këngëtarja Marsela Çibukaj ka marrë një vendim interesant.
Për të qenë afër fansave, ajo do të mbajë një “koncert’ Live në Instagram-in e saj.
Për të gjithë ata që duan ta ndjekin pa pagesë, Marsela do të shfaqet në një Videolive në Instagram dhe do të këndojë këngët e saj për të kënaqur publikun.
“Me kane ngelur akoma patellxhane ne shtepi , na lejohet te konsumojme hurdhren me bollik po te duam me qe nuk kemi kontakte me njeri tjetrin dhe sot do gatuaj me kenaqesi “sallate patellxhanesh” . Te pjekura ne furre dhe me tej sapo te ftohen do ti bej sallate me domate te vogla , hurdhra shume , majdanos, krip, piper te zi dhe vaj ulliri. Eshte nje sallate qe mund ta konsumojme ne disa dite duke e ruajtur ne frigorifer dhe keshtu te evitojme te dalim prap per perime. Nese keni edhe ju ndonje recet interesante qe nuk kerkon levizje … me shkruani . Shkembejme eksperiencat tona ne gatim me shume deshire.
Shihemi ne pasdite per pak muzike live nga shtepia ime”, shkruan Marsela në Instagra