MENU
klinika

Do t’i qëndrojmë besnik Kushtetutës"

Betohen para Presidentit Meta anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë

13.03.2020 - 11:57

Në Institucionin e Kryetarit të Shtetit u zhvillua sot ceremonia solemne e betimit para Presidentit të Republikës Ilir Meta të tre anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë, z.Sokol Sadushaj, z.Ervin Pupe dhe z.Ilir Panda. Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekreteve të Presidentit Meta, gjyqtarët e lartë, duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë u betuan para Kreut të Shtetit se:

“Betohem solemnisht se gjatë kryerjes së detyrës do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë, ligjeve në fuqi dhe do të respektoj rregullat e etikës profesionale!”

Presidenti Meta u uroi suksese dhe punë të mbarë anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë. Në ceremoni e betimit ishin të pranishëm edhe Avokati i Popullit znj.Erinda Ballanca, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor znj.Naureda Llagami, Zv/Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, z.Maks Qoku si dhe Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, z.Gent Ibrahimi.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!