MENU
klinika

Ndërkohë, shpenzimet për pagat rriten

Bien kostot e ndërtimit për banesat

05.03.2020 - 13:29

Kosto e ndërtimit për banesat shënoi rënie gjatë tremujorit të katërt të vitit 2019. Sipas raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT), indeksi i kushtimit në ndërtim, në tremujorin e katërt 2019 arriti 104,1, duke shënuar ulje me 0.1%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018.

Indeksi i kushtimit në ndërtim për banesat mat ecurinë e çmimeve të materialeve të ndërtimit, kostos së punës, makinerisë, transportit, energjisë dhe kostove të tjera që përdoren në ndërtimin e një banese tipike (8-10 kate).

Gjatë periudhës tetor-dhjetor të 2019-s, krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, sipas INSTAT-it çmimi i materialeve ra me 0.9%.

Ndërsa rritje kanë shënuar shpenzimet për makineri me 0.8%, shpenzimet për paga me 0.5%, si dhe pasuar nga grupi “shpenzime transporti” me 0.3 %. Por krahasuar me tremujorin paraardhës indeksi i kushtimit në ndërtim shënoi rritje me 0.4%. Grupi “shpenzime transporti” shënoi rritje me 1.6%, “shpenzime makinerie” 0.9%, “shpenzime për paga” 0.4% dhe “kosto të tjera” me 0.1%.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Punësimi dhe pagat

“Bie” komunikimi