MENU
klinika

Flasin mediat më në zë të kohës

Bota mëson për Shqipërinë!

20.03.2020 - 12:40

Kuvendi i Greçës për shkak të përmbajtjes që kishte dhe se kujt i drejtohej, do të bënte një jehonë të pamasë edhe në median ndërkombëtare. Fqinjët kishin bërë plan që pas rrëzimit të Perandorisë Osmane do të tërhiqnin dhe merrnin të gjitha ato territore për të cilat pretendonin, por “ata i kishin bërë hesapet pa hanxhinë”. Kuvendi i Greçës dhe anëtarët e saj ishin të vendosur që do ta merrnin autonominë, qoftë edhe me gjak, kjo tashmë ishte e vendosur. Edhe pse gjendeshin para një presioni të tillë Porta e Lartë nuk pranoi kërkesën e autonomisë dhe fill pas kësaj fillojnë edhe kryengritjet me armë me në krye Ded Gjo Lulin, i cili bashkë me trimat e tij do të përhapnin lajmin se në një vend të vogël që quhej Shqipëri po luftohej për pavarësi.

Dhe mediat me në zë të kohës kanë folur për këtë fakt. Ja cilat janë disa prej tyre:

Për suksesin historikë të Kryengritjes dhe Memorandumit të Greçes Alabanologu, Studiuesi dhe Diplomati i atyre koheve, Franc Baron Nopça, më 6 korrik 1912 në Gazeten austriake “ZEIT” shkruante : “…Kryengritja e Malesoreve, ajo e një viti më parë (1911, N.B.) perfundoi në dukje me një fitore ushtarake (të Stambollit), por me një shpartallim diplomatik të Xhonturqeve. Xhonturqeve iu desht t’i pranonin të gjitha postulatet e kryengritesve, pra 12 kerkesat e Memorandumit te Greçes…”

Gazeta e parë që botoi Memorandumin jashtë kufijëve të Shqipërisë ishte ajo Austriake “Neue Freie Presse” e Vjenës, e cila shkroi të 12 kërkesat në datë 25 qershor 1911.

Gazeta e dytë që i bënë jehon Memorandumit , duke botuar edhe 12 kërkesat e shqiptareve është ajo franceze “Le Moniteur Oriental “ e datës 26 qershor 1911.

Me datën 6 korrik 1911 shkroi Gazeta e Shkupit “Vardar”,e cila boton të plotë Memorandumin e Greçës.

Gazeta “ Corriere d’ Italia “ shkruan për Memorandumin e Greçës me 12 korrik 1911, duke e quajtur një program politik që shkëputë Shqipërinë nga Turqia.

Në Bullgari u botua “Libri i Kuq” më 7 korrik e gjithashtu dhe më datë 20 korrik në gazetën e tyre “Liri e Shqipërisë” në Sofje.

Arbëreshët e Italisë në Gazetën e tyre “La Nazione Albanese” e botojnë në gjuhen Italiane Memorandumin e Greçës me datën 31 gusht 1911. Edhe më vonë Memorandumi i Greçës u ribotua në disa organe shtypi të Arbëreshëve, ashtu siç u botuan më vonë pjesë të memorandumit dhe komente të ndryshme nëpër Gazeta apo revista të Evropës.

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB