MENU
klinika

Nga The Guardian

Britania po e lufton koronavirusin krejtësisht ndryshe!

15.03.2020 - 15:49

Në 23 janar, qeveria qendrore e Kinës izoloi Wuhanin dhe qytete të tjera në provincën Hubai, ku virusi preku 57 milion njerëz. Edhe me këto masa, koronavirusi filloi të përhapej në vendet e tjera, Singapor, Hong-Kong, në Korenë e Jugut dhe më gjerë.

Tani Mbretëria e Bashkuar për tetë javë ka vëzhguar situatën, dhe ka mësuar rreth virusit. Ajo që ne mund të themi tani me siguri është se Mbretëria e Bashkuar ka vendosur të hartojë planin e vet.

Ne e dimë që virusi përhapet përmes kollës dhe teshtimës, dhe përmes duarve. Ne e dimë që simptomat fillojnë me ethe, e ndjekur nga një kollë e thatë dhe disa ditë më vonë disa individë fillojnë të kenë vështirësi në frymëmarrje dhe kërkojnë trajtim apo edhe kujdes intensiv.

Ne e dimë që shkalla e vdekshmërisë rritet me moshën e pacientëve dhe me kushtet e mëparshme ekzistuese, siç janë sëmundjet kardiovaskulare, hipertensioni dhe diabeti.

Ne e dimë që ky virus nuk është si gripi sezonal (me një normë vdekjeje prej 0,1%), por që Covid-19 rezulton në rreth 5-10% të rasteve të konfirmuara që kërkojnë kujdes intensiv dhe një shkallë vdekjeje vlerësohet deri në 2-3%.

Image result for britain coronavirus

Vendet e tjera kanë dhënë shembuj të mirë se si mund të menaxhohet në mënyrë efektive situata. Ende nuk kemi një vaksinë dhe trajtimet e mundshme antivirale janë akoma në provë klinike por kemi edhe ndërhyrje të tjera efektive, jo-farmakologjike.

Nga Koreja e Jugut, kemi mësuar se masat themelore të shëndetit publik, siç është testimi, mund të ndihmojnë në matjen e madhësisë së problemit, të përcaktojnë se ku janë rastet e konfirmuara.

Nga Singapori dhe Kina, kemi mësuar se gjurmimi i kontakteve të të infektuarve është shumë i rendësishëm, qoftë në shtëpi, qoftë brenda komunitetit. Kjo na ndihmon të kuptojmë se kush mund të ishte ekspozuar dhe të sigurohet që të gjithë të jenë të informuar në mënyrë që ata të izolohen menjëherë.

Nga Tajvani dhe Kina, mësuam se masat e hershme të distancimit shoqëror, të tilla si ndalimi i tubimeve të mëdha, kufizimi i lëvizjes, puna nga shtëpia për pak kohë, mund të zvogëlojë transmetimin dhe sigurimin e kohës për shërbime shëndetësore, për të siguruar që ka kapaciteti për ata që kanë nevojë për ndihmë mjekësore.

Nga Hong-Kongu, ne kemi mësuar rëndësinë e ndryshimit të sjelljes individuale përmes higjenës, duke kufizuar lëvizjen dhe turmat, karantinat 14-ditore për ata që vijnë nga Kina kontinentale dhe ndërgjegjësimi.

Të gjitha këto strategji ndjekin këshillat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO).

Mbretëria e Bashkuar ka vendosur të pranojë se virusi është i pandalshëm dhe se ai ndoshta do të bëhet një infeksion vjetor, sezonal.

Sidoqoftë, në vend që të mësojë nga vendet e tjera dhe të ndjekë këshillat e OBSH, Mbretëria e Bashkuar ka vendosur të ecë në rrugën e saj.

Plani, siç, është të punohet drejt “imunitetit të tufës”, që do të thotë që shumica e popullatës të kontraktojë virusin, të zhvillojë antitrupa dhe pastaj të bëhet imun ndaj tij.

Image result for britain coronavirus

Sidoqoftë, kjo do të thotë që masa të tjera, të tilla si ndalimi i tubimeve të mëdha dhe anulimi i udhëtimeve, janë injoruar.

Kjo është shqetësuese dhe ndoshta e pamatur.

Ky plan mund të funksionojë në një botë ideale, të parashikueshme ose në një simulim kompjuterik, por ne nuk jetojmë në një simulim kompjuteri.

Qasja në Mbretërinë e Bashkuar rrezikon të humbasë kontaktin me realitetin kompleks se si reagojnë në të vërtetë sistemet e shëndetit publik, qeverisja dhe njerëzit.

Shpresoj të gaboj, por nëse ky plan nuk funksionon, e gjitha kjo do të rezultojë në vdekje, krejtësisht të panevojshme.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Guardian/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Koronavirusi mbyll kufijtë e shteteve...

Evropa heq dorë nga “Marrëveshja e Shengenit”?

Ministrja e Shëndetësisë rezulton pozitive

Koronavirusi prek dhe qeverinë britanike