MENU
klinika

Fondi i "shpëtimit" i BQE-së

Çfarë nënkupton programi PEPP dhe si do të funksionojë ai?!

19.03.2020 - 12:24

Quhet PEPP, Pandemic Emergency Purchase Programme (programi i blerjes emergjente në rast Pandemie). Shifra konkrete e fondit është të paktën 750 miliardë euro dhe do të zgjasë të paktën deri në fund të vitit. Është programi i ri i blerjes së pasurive të përkohshme të filluar nga BQE për të luftuar rreziqet e pandemisë së koronavirusit mbi politikën monetare dhe të ardhmen e zonës së euros.

Në një mbledhje nate të Këshillit Drejtues të thirrur nga Presidenti Christine Lagarde, BQE vendosi të ndërhynte menjëherë dhe në mënyrë të jashtëzakonshme me një mjet të ri që synon të përmbajë ndikimin e pandemisë në tregjet dhe obligacionet. Të gjitha asetet e blera aktualisht në programin aktual APP mund të blihen në PEPP e re, të cilit do ti shtohen edhe titujt e Shteteve Greke me një derogim të veçantë. “Kohët e jashtëzakonshme kërkojnë veprime të jashtëzakonshme. Nuk ka kufij për angazhimin tonë ndaj euros,”– shkroi Lagarde në Twitter.

Si funksionon PEPP
Kërkesa për çelësin e kapitalit, e diskutueshme në APP, është lehtësuar në PEPP sepse bëhet një pikë referimi për shpërndarjen e blerjeve, duke i dhënë programit PEPP fleksibilitet më të madh, dmth ”luhatjet në shpërndarjen e blerjeve gjatë periudhës së programit, përmes llojeve të ndryshme veprimtarish dhe juridiksionesh”.

PEPP nuk ka një shumë mujore të paracaktuar. Sidoqoftë, ai ka një afat tregues që është fundi i krizës pandemike që aktualisht tregohet për fundin e këtij viti. Këshilli Drejtues rezervon të drejtën të zgjasë afatin e programit dhe të rrisë shumën nëse është e nevojshme.

Këshilli Drejtues, i cili në njoftimin për shtyp të lëshuar rreth orës 23:30 ka përsëritur “angazhimin e tij për të mbështetur të gjithë qytetarët e zonës së euros gjatë këtyre kohërave jashtëzakonisht të vështira” edhe nëse ato janë familje, biznese, banka apo qeveri, gjithashtu mori edhe vendime të tjera në këtë takim nate:

-kartela komerciale e lëshuar nga institucionet jofinanciare i shtohet programit CSPP edhe në obligacionet e korporatave;
-zgjerimi i kolateralit me kredi afariste;
-rishikimi i kufijve aktualë të vetë-imponuar (kufijtë e emetuesit dhe të emetimit ose të çelësit të kapitalit) që mund të ngadalësojë veprimin e BQE-së për të përqendruar mandatin e saj. Një përmbledhje që do të synojë të lejojë BQE’në të veprojë në përpjesëtim me rreziqet me të cilat përballet. “BQE nuk do të tolerojë asnjë rrezik” që mund të rrezikojë transmetimin e politikës monetare në çdo vend të zonës së euro.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN