MENU
klinika

Humb jetën trajneri në Spanjë

COVID-19 shkakton viktimën e parë në futboll

16.03.2020 - 17:46

Dihet tashmë që Coronavirusi është vdekjeprurës të personat me sëmundje të kronike. Dhe ky virus nuk ka kursyer trajnerin 21-vjeçar Francisco Garcia, i cili vuante nga leuçemia prej një kohe të gjatë, ndaj nuk ishte në gjendje ta përballonte edhe infeksionin nga COVID-19.

Ai u bë personi i shtatë që humb jetën në Andaluzi nga virusi që po gjunjëzon globin. José Bueno, presidenti i Atlético Portada Alta, sqaroi se vdekja e trajnerit të klubit të tij, në kategorinë e fëmijëve, ndodhi rreth orës 08:00 të mëngjesit të së dielës, në spitalin rajonal të Malaga-s.

José Bueno, shumë i prekur, ka thënë se ky lajm i hidhur nuk i besohet ende, sepse Francisco García ishte një djalë i fortë dhe mendonte se do të shpëtonte: “Ai e kishte tërë jetën përpara, i donte fëmijët sikur të ishin të vetët. Ka qenë në klubin tonë për gati katër vite. Ai me të vërtetë e dashuronte këtë sport”.

Sapo u mor vesh lajmi, Málaga ka dërguar ngushëllimet e saj për familjen dhe miqtë: “Duam t’i përcjellim Atlético Portada Alta ngushëllimet tona më të thella për humbjen e një prej teknikëve të tij, Francisco García. Solidaritet me familjen dhe miqtë e tij. Së bashku nuk duhet të ndalemi.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN