Pesë anije tregtare me rreth 14 mijë tonë mallra të ndryshme po përpunohen sot në portin e Durrësit.
Në zbatim të urdhrit të ministrisë së Infrastrukturës nga dje është pezulluar lëvizja e pasagjerëve me mjetet e transportit detar nga të gjitha portet drejt Italisë së Veriut, deri në një njoftim të dytë. Por urdhri nuk ndalon lëvizjen e anijeve të mallrave.
Urdhri ndalon lëvizjen e pasagjerëve me mjetet e transportit detar me linjën Durrës -Ankona-Durrës dhe Durrës -Tireste-Durrës. Linja Durrës -Ankona -Durrës do të vazhdojë për lëvizjen e mallrave. Ekuipazhet do t’i nënshtrohen kontrollit të rreptë mjekësor dhe regjimit të lëvizjeve të kufizuara. Tragetet e linjës Bari – Durrës janë akostuar në terminalin e trageteve rreth orës 8.00 të mëngjesit të sotëm.
Në Terminalin Perëndimor po përpunohen anijet “NS Helse” dhe “Eseniya”. Në molin 10 po ngarkohen 1,956 ton makineri në anijen “HC Melina”. Në radën portuale ka mbërritur anija “Pacific Dalian” me konteinerë.