MENU
klinika

Rreziku nga Koronavirusi

Dy rastet e para/ Mblidhet për herë të parë sot qeveria

09.03.2020 - 08:31

Qeveria shqiptare mblidhet sot për herë të parë në orën 09:00 vetëm për rrezikun nga koronavirusi që i kanoset Shqipërisë.

Tashmë virusi ‘famëkeq’ kinez ka mbërritur në Shqipëri nga një 54- vjeçar bashkë me të birin të cilët u infektuan në Itali. Deri më sot Ministria e Shëndetësisë ka komunikuar vazhdimisht me mediat si dhe për masat që janë marrë në Shqipëri si një vend i paprekur.

Por pritet të shihet se çfarë do të ndodhë sot në mbledhjen e qeverisë nëse a do të ketë masa shtesë shtrënguese në Shqipëri. Qeveria deri tani ka siguruar spitalet me rritje të stokut të mjeteve mbrojtëse, pra një ndihmë në nivel organizativ kurse sot priten masa të reja sipas rekomadimeve të OBSH. Ministria e Shëndetësisë deri tani ka rekomanduar të gjithë ata që vijnë nga vende të prekura nga koronavirusi si Italia të vetë- izolohen.

Ndërkohë ditën e djeshme Presidenti Ilir Meta i bëri apel qeverisë të rrisë fondet për luftën kundër koronavirusit si dhe të aplikohen masat e ”Zonës së Kuqe”.

Po ashtu zëra nga opozita kanë akuzuar qeverinë që nuk po merr masat e duhura ndërkohë që duhet një investim fillestar 20- 30 milion euro.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Paniku tek njerëzit është penalisht i dënueshëm"

“Koronavirus në Shqipëri”, Prokuroria nis hetimet për lajmet e rreme


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!