Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar modalitetet e faturimit të energjisë elektrike, gjatë periudhës së masave kufizuese të vendosura nga qeveria për shkak të infeksionit COVID-19.
Sipas vendimit, të gjithë klientët aktivë të kategorisë familjare për të cilët është e pamundur aksesimi i sistemit të matjes, do të faturohen me vlerë referuese zëvendësuese me të njëjtin konsum të muajit mars 2019 dhe në vijim me muajt respektivë të 2019 përjashtuar
klientët që kanë faturim 0 kWh, kanë ankesë për mbifaturim të energjisë elektrike apo kanë bërë ose do të bëjnë kërkesë për pezullim/mbyllje të kontratave të energjisë elektrike në proces.
Për kontratat e furnizimit me energji elektrike që nuk kanë faturime të muajit referues të vitit të mëparshëm të konsumit me matje të energjisë elektrike, faturimi me vlera
referuese do të bëhet bazuar në mesataren e konsumit me matje të energjisë elektrike, të rregjistruar gjatë vitit të fundit në sistemin e faturimit.
“Të gjithë klientët e kategorisë jo-familjare të cilët sipas përcaktimeve të akteve normative që lidhen me COVID – 19, rezultojnë të ndaluar për të ushtruar aktivitetin,
sipas publikimeve të Drejtorisë së Tatimeve apo organeve të tjera të evidentuara nga Aktet Normative, do të faturohen për muajin mars 2020 vetëm për një periudhë 15 ditore”, përcakton ERE.
Për muajt në vijim duhet të faturohen në bazë të ditëve që do të rrezultojnë me aktivitet.
Për të gjithë klientët me matje online procesi i faturimit duhet të vazhdojë i pandryshueshëm.
Faturimi i konsumit i ambjenteve të përbashkëta do të vazhdojë i njëjtë për të gjithë kategoritë e klientëve që ju ofrohet ky shërbim.
Për klientët me matës të dëmtua,që kanë rezultuar gjatë faturimit të muajit dhjetor 2019 – shkurt 2020, ERE përcakton se tarifimi do të vazhdojë me vlerë referuese sipas këtij vendimi deri në rikthimin e plotë të aktiviteteve.