Ekipi prej 30 mjekësh dhe infermieres i nisur pasditen e sotme drejt Italisë, për ti ardhur në ndihmë vendit fqinj në betejën me koronavirusin, është ulur në aeroportin e Romës pak minuta më parë.
Ekipin shqiptar, të shoqëruar edhe nga ministri i Jashtëm shqiptar, Gent Cakaj e ka pritur vetë ministri i Jashtëm Italia Luigi di Maio, i cili ka shpërndarë në profilin e tij zyrtar pamje direkte nga mbërritja e mjekëve dhe infermierëve shqiptarë.
“Faleminderit Shqipërisë, miqve tanë shqiptarë dhe popullit shqiptar”, u shpreh ministri Di Maio, ndërsa shoqëroi gjithë rrugës mjekët shqiptarë.
Atterrato un aereo dall'Albania con a bordo un team di medici e infermieri che supporteranno il nostro personale medico. Vi spiego tutto, collegatevi!
Gepostet von Luigi Di Maio am Samstag, 28. März 2020