MENU
klinika

"Ende herët për shifra"

FMN: COVID-19 do ngadalësojë ritmin e ekonomisë

14.03.2020 - 12:40

Teksa në Shqipëri rastet po shtohen nga të prekurit me COVID-19, një ekip I fondit monetarë ndërkombëtar ka diskutuar në distancë me autoritet e vendit tonë. Në përfundim të këtij misioni nga datat 9 deri në 13 Mars FMN ka publikuar deklaratën në të cilën thotë se ekonomia e vendit do të ngadalësohet ndjeshëm si pasojë e COVID-19. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar është herët për të pasur vlerësime në shifra sesa do të jetë shkalla e ngadalësimit

“Perspektiva afatshkurtër për ekonominë shqiptare ka ndryshuar në tre muajt e fundit. Për më tepër, shpërthimi i fundit global i koronavirusit (COVID-19) pritet të ngadalësojë rritjen ekonomike më tej në vitin 2020.Shkalla e ngadalësimit është tejet e paqartë në këtë moment,do të jenë të nevojshme politika për të mbrojtur njerëzit gjatë shpërthimit të COVID-19 duke siguruar që sektori shëndetësor të ketë burime të mjaftueshme dhe duke mbështetur më të prekurit”

COVID-19 që ka prekur vendin është goditja e dytë që ekonomia shqiptare ka marr pas tërmetiti të 26 Nëntorit. Fondi Monetarë Ndërkombëtarë thotë se është e rëndësishme që projektet e rindërtimit të qeverisen në mënyrë sa më transparte. “Do të jetë e rëndësishme të sigurohet që projektet e rindërtimit të administrohen në mënyrë transparente, në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare, dhe të kenë përparësi më të rrezikuarit”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarata e FMN/ Reagon Ministria e Financës

Tërmeti dhe COVID-19, ‘dy barrat’ e ekonomisë shqiptare