MENU
klinika

Qëndrim në kundërshtin me rregullat shengen

Greqia kthen 32 shqiptarë, një prej tyre shfaq simptoma të COVID 19

22.03.2020 - 12:21

Autoritetet greke kanë kthyer mëngjesin e sotëm në Kakavijë 32 shtetas shqiptarë të cilit qëndronin në territorin grek në kundërshtim me rregullat e zonës Shengen.

Bëhet me dije se të kthyerit kanë qenë kryesisht punëtorë sezonalë.

Ata janë pritur në Kakavijë nga autoritetet e Shëndetit Publik në Gjirokastër. Burime thanë se një prej tyre kishte shfaqur simptoma të Covid-19.

Bëhej fjalë për një 47-vjeçar nga Bulqiza. Për këtë arsye është kontaktuar me numrin 127 dhe personi në fjalë është transportuar me urgjencë drejt Tiranës, ku do t’i bëhet tamponi për të provuar nëse është i infektuar me koronavirus apo jo.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi