MENU
klinika

Anuloi audiencat me popullin

I infektuar me Koronavirus? Dalin analizat e Papa Françeskut

03.03.2020 - 11:21

Për shkak të një ftohjeje, Papa Françesku anuloi për të parën herë gjatë papatit të tij tërheqjen shpirtërore të Kreshmës.

Por sëmundja e atit të shenjtë erdhi në një kohë kur Italia po përballet me një shpërthim të fortë të koronavirusit, e nuk munguan aludimet për prekjen e tij, sidomos duke pasur parasysh kontaktet që ka me besimtarët. Megjithatë gazeta italiane Il Messaggero thotë se kreu I Kishës Katolike i ka bërë testet dhe ka rezultuar negative ndaj Covid 19. Për shkak të një sëmundjeje dekada më parë, Papa 83 vjecar ka hequr dhe një pjesë të njërës prej mushkërive.

Javën e kaluar, ai anuloi dhe pjesën dërmuese të audiencave. Italia vazhdon të luftojë me virusin, por për momentin, nuk duket se po e fiton këtë luftë. Bilanci i vdekjeve kapërceu brenda një dite në 52 dhe ai I të prekurve ka shkuar në 1.835. Mbrojtja civile konfirmoi atë që përsërisin ekspertët, se ditët në vijim do të jenë thelbësore për të kuptuar nëse masat e marra janë vërtet në gjendje ta frenojnë përhapjen e infeksionit. OBSH-ja vazhdon të pretendojë se nuk është pandemic, por epidemi dhe sipas saj, mund të frenohet.

Qeveria italiane po punon për një dekret të dytë, e ndër hapat e hedhur prej saj në këtë situatë te vështirë janë uljet e taksave, ndihma për sipërmarrjet dhe një ripërtëritje e turizmit. Të shëruarit ndërkohë kanë mbërritur në 149 apo 66 më shumë brenda një dite të vetme, shifra inkurajuese, por jo mjaftueshëm sa për fashitur frikën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja vendimi drakstik i SHBA dhe Australisë

259 të vdekur nga Koronavirus /SHBA: Kërcënim i paprecedentë

Impakti i koronavirus në biznes

Apple raporton shitje dhe fitime rekord