MENU
klinika

1145 të infektuar në ditë

Itali/ Shkon në 233 numri i të vdekurve nga Koronavirusi

07.03.2020 - 19:18

Ka shkuar në 233 numri i vdekjeve nga Koronavirusi në Itali.

Të infektuarit në total janë 5061, me 1145 të regjistruar që nga e premtja. Të shëruar janë 589, 66 më shumë se dje ndërsa 567 persona janë shtruar në spital në kujdesin intensiv, raporton “Corriere.it”.

Sipas ekspertëve, Covid-19 përhapet më shpejt se Sars, por është gjithashtu shumë më pak vdekjeprurës.

Në nivel global, shkalla e vdekshmërisë është 3.4%. Në Itali u rrit në 4.25%, ndërsa për sindromën akute të frymëmarrjes që u përhap nga Azia midis viteve 2002 dhe 2003 shkalla e vdekshmërisë ishte 10%. Italia, për ekspertët e OBSH-së, nuk e ka parë ende pikun e infeksioneve që pritet në ditët në vijim.

Numri i të infektuarve sipas rajoneve paraqitet si më poshtë:

3.420 Lombardia (+808)

1010 Emilia-Romagna (+140)

543 Veneto (+55)

207 Marche (+48)

207 Piemonte (+64)

113 Toscana (+34)

76 Lazio (+22)

61 Campania (+4)

51 Liguria (+19)

42 Friuli Venezia Giulia (+11)

35 Sicilia (+11)

26 Puglia (+9)

24 Umbria (+8)

14 Molise (+2)

14 Provincia autonoma di Trento (+4)

11 Abruzzo (+2)

5 Sardegna (-)

3 Basilicata (-)

8 Valle d’Aosta (+1)

4 Calabria (-)

9 Provincia autonoma di Bolzano(+5)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja vendimi drakstik i SHBA dhe Australisë

259 të vdekur nga Koronavirus /SHBA: Kërcënim i paprecedentë

Raportimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë

A mund të shërohemi nga koronavirusi?


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!