MENU
klinika

Ndërkombëtarët në lëvizje

Java e ardhshme përcakton fatin e “zgjedhores”

08.03.2020 - 15:29

Java e ardhshme pritet të jetë intensive sa i përket reformës zgjedhore, e cilësuar nga faktori ndërkombëtarë si më e rëndësishmja pas asaj në drejtësi.

15 marsi mbetet si datë e pa negociuar për të dakordësuar çështjet. Pothuajse të gjitha propozimet thelbësore për një proces zgjedhor me rregulla të qarta, janë hedhur për diskutimi mes palëve, ndërsa të hënën Këshilli Politik, do të diskutoi propozimet e opozitës jashtë parlamentare për administratën zgjedhore dhe propozimet e opozitës parlamentare për sistemin zgjedhor.

Partia Demokratike dhe aleatët e saj, kanë propozuar një seri ndryshimesh duke nisur nga sjellja e policisë, prokurorisë dhe gjyqësorit në proceset zgjedhore, financimi i partive politike, teknologjinë në zgjedhje, e deri tek reformimi i plotë i kolegjit zgjedhor. Duket se palët për pjesën me të madhe të çështjeve janë dakordësuar, e kjo është thënë publikisht nga socialisti Damian Gjiknuri.

Mazhoranca do të pranojë parashikimet e reja se kush do të jetë detyra e policisë dhe prokurorisë në proceset zgjedhore, po ashtu duket se dakordësi ka edhe për financimet, po ashtu mund të pranohet edhe identifikimi biometrik në gjithë Shqipërinë, ndërsa votimi dhe numërimi të jenë projekt pilot. Por kjo javë duket se do të jetë thelbësore për një propozim që mazhoranca e cilësoi pak ditë më parë si jo me këmbë në tokë.

Stopimin e vettingut për anëtarët e kolegjit zgjedhor Partia Demokratike e sheh si tejet të rëndësishëm, për faktin që siç argumentohet, shmanget një instrument i rëndësishëm që në të shkuarën, konkretisht për zgjedhjet e 30 qershorit u përdor për presion politik. Sipas demokratëve kjo ka ndikuar duke bërë që kolegji të jap vendime të pa bazuara në ligj. Por kjo kërkesë duke se nuk ka vetëm skepticizmin e mazhorancës, por edhe të ndërkombëtarëve të përfshirë në proces.

Fati i reformës zgjedhore do të varet gjithashtu edhe nga fakti nëse Partia Demokratike, do të kërkojë zyrtarisht që propozimin për një qeveri kujdestare 100 ditë para proceseve elektorale, të bëhet pjesë e diskutimit të këshillit politik. Damina Gjiknuri i Partisë Socialiste, ne vazhdimësi ka theksuar se kjo çështje nuk është në tagrin e këshillit politik, duke lënë të kuptohet që konesusi duhet të kërkohet me lart.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Propozon 4 opsione për ndryshime në sistemin zgjedhor

Me kërkesë të PD shtyhet tryeza për reformën zgjedhore


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!