MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Kam dhëmbë të shëndetshëm, por mbaj erë të pakëndshme

11.03.2020 - 14:29

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Kam dhëmbë të shëndetshëm, por sërish mbaj erë të pakëndshme

Përgjigjet mjeku: Vazhdimisht keni erë të pakëndshme? Ndoshta në gojë janë shtresuar baktere. Shkaku i baktereve të këqija. Goja është vatër e baktereve të këqija të cilat nuk grumbullohen vetëm në dhëmbë, por edhe në gjuhë. Një ndër to Helicobacter Pylori, është njëri ndër shkaktarët kryesorë të erës së keqe. Ai jeton në gjuhë, andaj çdoherë kur lani dhëmbët, brushën kalojeni edhe sipër dhëmbëve. Pini më shumë lëngje. Meqenëse bakteret zhvillohen në gojë, konsumoni më shumë lëngje. Nëse as pastrimi i dhëmbëve as i gjuhës nuk ndihmon, mund të jetë edhe në rrugët e frymëmarrjes apo në lukth.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.