MENU
klinika

"Presim Venecian"

KE i përgjigjet Metës: Nuk merremi me mosmarrëveshjes në Shqipëri…

06.03.2020 - 14:43

Komisioni Europian thotë se nuk ka bërë interpretim sa i përket mosmarrëveshjeve në Shqipëri mes mazhorancës dhe Presidentit Ilir Meta për emërimin e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese. Pas letrës që Meta i dërgoi komisionerit të Zgjerimit Oliver Varhelyi, zëdhënësja e Komisionit Evropian Ana Pisonero thotë se komisioni nuk bën komente në lidhje me mosmarrëveshjen midis autoriteteve të Shqipërisë, dhe se janë në pritje të opinionit të komisionit të Venecias për situatën në Gjykatën Kushtetuese.

Kështu, me këtë reagim të thjeshtë të zëdhënëses, kuptohet se Komisioni Evropian nuk ka pasur nevojë për “iluminim” nga Presidenti Ilir Meta, pasi në rekomandimin për vendet e BE-së që të hapin negociatat për anëtarësim me Shqipërinë duke vlerësuar progresin e bërë në vend, nuk ka asnjë interpretim, por vetëm pasqyrim të mosmarrëveshejs për emërimet në Kushtetuese.

“Presidenti Meta i është drejtuar me një letër Komisionerit Várhelyi ku ai shpjegon se ka respektuar ligjin në çdo gërmë të tij për sa i përket radhës së ndjekur për emërimet e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese. Në përditësimin e fundit të raportit për Shqipërinë botuar në 2 Mars, Komisioni pranon se “Ekziston një mosmarrëveshje në lidhje me emërimin e fundit të një prej gjyqtarëve, për shkak të një interpretimi ndryshe të procedurës së emërimit nga Presidenti i Republikës. Komisioni i Venecias do të publikojë një opinion mbi këtë çështje në Mars 2020. ”

Komisioni nuk u shpreh se Presidenti ka bërë një interpretim tjetër, por se ka një interpretim ndryshe të procedurës për emërimin e një prej gjyqtarëve nga Presidenti i Republikës. Komisioni nuk bën komente në lidhje me mosmarrëveshjen midis autoriteteve të Shqipërisë. Ne presim opinionin që Komisioni i Venecias do të publikojë së shpejti”, thuhet në reagimin zyrtar për ATSH, Zëdhënësja e KE-së Ana Pisonero.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Për të shmangur çdo interpretim dashakeq"

Presidenti Meta publikon letrën dërguar Brukselit

Rama reagon pas publikimit të letrës së Metës për BE

“Për herë të parë një vend ka presidentin e vet kundër…”

"Por t'i sqaroj se kush e ka fajin"

Meta: Letrën nuk e çova të bllokoj integrimin


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!