MENU
klinika

Ja masat rigoroze të marra në aeroport

Kishin kërkuar azil, riatdhesohen nga Franca dhe Gjermania 104 shqiptarë

10.03.2020 - 17:30

Gjatë dy operacioneve të zhvilluara ditën e sotme, janë riatdhesuar nga Franca dhe Gjermania 104 shtetas shqiptarë, të cilët kishin shkelur rregullat e qëndrimit në hapësirën Schengen dhe kishin kërkuar azil.

Në vijim të operacioneve të përbashkëta të riatdhesimit, të zhvilluara nga Policia Kufitare shqiptare, në bashkëpunim me Frontex-in dhe vendet e BE-së, për riatdhesimin e të gjithë atyre shtetasve të cilët nuk kanë respektuar rregullat e qëndrimit në hapësirën SCHENGEN, si dhe një pjesë e tyre kanë kërkuar dhe azil, sot janë realizuar dy fluturime charter.

Rreth orës 13:30 u riatdhesuan me fluturim charter nga Lille, Francë, 48 shtetas shqiptarë, nga të cilët 43 nga Franca dhe 5 nga Belgjika. Gjithashtu, po sot, rreth orës 14:45, u riatdhesuan me fluturim charter nga Gjermania, 56 shtetas shqiptarë, të cilët kishin kërkuar azil në Gjermani.

Pas intervistimeve të thelluara, të zhvilluara nga specialistët e Policisë Kufitare Rinas, në kushte të rrepta të marra për parandalimin e përhapjes së virusit, të gjithë shtetasit e riatdhesuar janë lënë të lirë. Të gjithë këta shtetas, në zbatim të urdhrit nr. 641, të Ministrit të Brendshëm, lëshuar më datë 20.12.2019, nuk lejohen më të udhëtojnë në vendet e BE-së, për tre vjet, që prej datës së kthimit deportiv.

Operacionet e riatdhesimit do vijojnë edhe në javët e ardhshme dhe Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit apelojnë edhe njëherë për të gjithë shtetasit shqiptarë që të respektojnë me rigorozitet rregullat për të lëvizur dhe qëndruar në vendet e BE-së dhe të mos tentojnë e të mos bëjnë asnjë shpenzim për të kërkuar azil, pasi shanset për ta fituar atë janë zero.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!