MENU
klinika

Koronavirusi në rajon

Kosova dhe Serbia shpallin gjendjen e jashtëzakonshme

15.03.2020 - 21:37

Tashmë thuajse i gjithë rajoni po përballet me koronavirusin. Mbrëmjen e sotme qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme duke mbyllur kufinjtë dhe duke kufizuar lëvizjet e qytetarëve.

Vendimi në Kosovë është marrë pas propozimit të Ministrisë së Shëndetësisë, pasi numri i të prekurve në vend shkoi në 9. Vendimi i Qeverisë ka hyrë menjëherë në fuqi.

Sipas këtij vendimi, Ministria e Shëndetësisë është përgjegjëse për menaxhimin e situatës së shpallur të emergjencës për betejën ndaj koronavirusit.

Ndërkohë në Serbi të gjithë personat mbi 65 vjeç do të qëndrojnë të izoluar në shtëpi, ndërkohë që do të kufizohen oraret për frekuentimin e bareve dhe restoranteve. Gjithashtu ushtria do të ruajë të gjitha spitalet në Serbi.

Raportohet se kush e thyen izolimin do të denohet me 3 vjet burg. Me shpalljen e gjendjes së Jashtëzakonshme, Serbia ndalon gjithashtu edhe hyrjen në vend të të gjithë shtetasve të huaj.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Lëvizje e shtuar në Kapshticë

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit

AKU bllokon 20 ton në pikën e eksportit në Divjakë

Kontrollet për mandarinat me pesticide në Lushnjë

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat