Ka shkuar në 112 numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë. Ditën e sotme IKSHPK ka njoftuar për katër raste të reja me Covid-19.
“Rastet pozitive janë raste kontakti, 2 prej të cilëve janë me vendbanim në Mitrovicën veriore, 1 me vendbanim në Vushtrri dhe 1 me vendbanim në Malishevë”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë i IKSHPK’së.
Sot me 31.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 92 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, katër (4) +prej tyre kanë rezultuar pozitive.
Pas përsëritjes së dytë të testimit, edhe katër pacient konfirmohen zyrtarisht të shëruar nga COVID-19.
Rastet pozitive janë raste kontakti, 2 prej të cilëve janë me vendbanim në Mitrovicën veriore, 1 me vendbanim në Vushtrri dhe 1 me vendbanim në Malishevë.
Nga data 08.02.2020 deri me 31.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.267 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 112 raste me 1 rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç.
Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 2.351 kontakte të rasteve.
Nga data 01.02.2020 deri me 31.03.2020 në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe në pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 20.847 udhëtarë. Në Aeroportin “Adem Jashari” 1.070 udhëtarë, Merdare 5.783, Vërmicë 5.668, Jarinje 1.751, Dheu i Bardhë 1.064, Hani i Elezit 3.354, Kullë 1.337, Qafë Morinë 47, Bërnjak 570, Qafë Prush 35, Muçibabë 167 dhe Glloboçicë 1 udhëtarë.
Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 31 mars 2020 sipas Ëorldometers, janë raportuar gjithsej 828.116 raste të COVID-19 dhe 40.728 raste të vdekjes. Numri më madh i rasteve raportohet nga SHBA (176.518), Italia (105.792), Spanjë (94.417), Kina (81.518), Gjermani (68.180), Irani (44.605), Francë (44.550), Mbretëri të Bashkuar (25.150), Zvicër (16.186), Turqi (13.531), Belgjikë (12.775), Holandë (12.595), Austria (10.088) duke vazhduar me vendet fqinje si Greqi (1.314), Serbi (900), Kroaci (867), Slloveni (802), Maqedoni e Veriut (329), Shqipëri (243) dhe Mal i Zi (105).
Deri me 31 mars 2020, nga vendet e BE/AEE dhe Mbretërisë së Bashkuar janë raportuar këto raste të vdekjes: Itali (12.428), Spanjë (8.269), Francë (3.024), Mbretëri e Bashkuar (1.789), Holandë (1.039), Belgjikë (705), Gjermani (682), Zvicër (395), Turqi (214), Austri (128), Danimarkë (90), Greqi (49), Poloni (32), Serbi (23), Luksemburg (23), Hungari (16), Slloveni (15), Shqipëri (13), Maqedoni e Veriut (9), Kroaci (6) dhe Mali i Zi (2).
QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!
MBANI DISTANCË SOCIALE PËR 2 METRA!
NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!
Ju faleminderit për mirëkuptim!