MENU
klinika

Presidenti jep arsyet

‘Kushtetuesja’, Meta kthen ligjin për rishqyrtim

03.03.2020 - 12:29

Një ditë pas e firmosi përpara popullit, Presidenti Ilir Meta ka publikuar dekretin e “Kthimit për rishqyrtim në Kuvend të ligjit për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”.

Sipas Presidentit këto ndryshime shkelin në mënyrë të drejtpërdrejtë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, parimet themelore të demokracisë dhe cenon në mënyre flagrante kompetencat e Presidentit të Republikës së Shqipërisë të cilat janë të sanksionuara qartë në Kushtetutë.

Në argumentet e kreut të shtetit, thuhet se arsyetimi i përdorur në mbështetje të nismës nga deputetët e mazhorancës, nuk qëndron.

ipas Metës përmes kësaj nisme ligjore, mazhoranca synonte rrëmbimin e kompetencave të Presidentit të Republikës, dhe kufizimit të rolit të Kreut të Shtetit në këtë proces, për të cilin kjo mazhorancë tashmë kishte nisur edhe një proces hetimor parlamentar shtesë ndaj vet Presidentit të Republikës.