Duket se kjo ndodh gjithmonë. Sapo udhëheqësit e rinj të Bashkimit Evropian marrin postet në Bruksel dhe fillojnë të përshkruajë planet për vitet në vazhdim, një krizë shpërthen dhe dominon gjithçka.
Një dekadë më parë, ishte kriza e borxhit. Gjithçka ishte rrëmujë për një kohë të gjatë, por gjërat gradualisht ishin nën kontroll. Pastaj, pesë vjet më parë, ishte kriza e refugjatëve.
Deri para pak kohësh, bisedat në Bruksel ishin të gjitha për një “Marrëveshje të gjelbër evropiane” dhe tranzicionin dixhital të ardhshëm. Por tani, gjithçka është sërish ndryshe…
Këtë herë, Evropa përballet me një krizë të një lloji që nuk e kemi parë më parë. Tani Italia ka vendosur të izolojë të gjithë popullin, duke kufizuar të gjitha udhëtimet.
Gjërat do të përkeqësohen. Sfida është mjekësore dhe financiare por edhe politike. Do të jetë shumë e rëndësishme për vendet evropiane që të punojnë së bashku.
Evropa mund të ketë disa avantazhe në këtë krizë. Ajo ka një infrastrukturë të paktën për të zbehur disi ndikimin e një pandemie shumë serioze. Por ndikimi ekonomik ka të ngjarë të jetë i rëndë.
Do të ketë probleme të rënda për të gjithë ekonominë dhe qeveria do të duhet të ndërmarrë disa hapa për ta lehtësuar atë.
Por me një borxh publik prej 132 përqind të PBB-së, do të ketë hapësirë të kufizuar për të manovruar.
Do të ketë presion të fortë politik për të mbyllur kufijtë, por karantinimi i vendeve nuk është aspak një strategji e zbatueshme.
Në mes të gjithë kësaj, mund të ketë një krizë të re refugjatësh dhe migracioni. Qindra mijëra janë zhvendosur nga ofensiva siriane dhe ruse në provincën Idlib të Sirisë që nga dhjetori. T
Nuk ka të ngjarë që ne të shohim sërish dëshpërimin e vitit 2015.
Përballë një sfide të kësaj madhësie, asnjë komb nuk është me të vërtetë sovran. Nuk ka kontrolle kufitare të mjaftueshme për të mbajtur virusin larg.
Është koha për të gjetur një zgjidhje të përbashkët.
Përkthyer dhe përshtatur nga The Washington Post/ konica.al