MENU
klinika

"Masat e marra nga qeveria shqiptare, në kohën e duhur"

Manastirliu i jep drejtuesit të OBSH planin e veprimit

09.03.2020 - 16:15

Në mbledhjen e sotme të Task-Forcës, të thirrur pasditën e sotme nga Ministrja Manastirliu, kreu i OBSH në Shqipëri vlerësoi masat e marra nga qeveria shqiptare pas konfirmimit të rasteve me COVID-19.

“Masat e marra sot nga qeveria shqiptare janë shumë të mira dhe janë marrë në kohë për të frenuar përhapjen e virusit. Kjo gjë nuk u realizua brenda ditës në Itali, duke humbur kohë për marrjen e masave që janë të efektshme për parandalimin e përhapjes së COVID-19”, u shpreh Gonzales.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu i dorëzoi drejtuesit të OBSH për Shqipërinë Raul Gonzales planin e veprimit për masat që janë ndërmarrë dhe do të ndërmerren për të adresuar këtë ngjarje të pazakontë të shëndetit publik. “Qeveria shqiptare, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me rekomandimet direkte të ekspertëve kanë hartuar një plan masash për t’u ndjekur sipas të gjithë skenarëve të parashikuar, duke filluar që nga identifikimi i rasteve të para, karantimi i pacientëve, identifikimi i personave të kontaktit”, tha Manastirliu.

Gjatë mbledhjes së Task-Forcës u raportua nga Instituti i Shëndetit Publik për gjurmimin e kontakteve të personave të konfirmuar me COVID-19 dhe punën që po bëhet në terren për kufizimin e përhapjes së koronavirusit. Gjithashtu nga Spitali Infektiv Dr. Najada Çomo raportoi se dy personat që po marrin shërbim në Spitalin Infektiv janë në gjendje të stabilizuar shëndetësore dhe pa komplikacione.

Në takimin e rradhës të Task Forcës, Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor raportoi se po monitorohet me rigorozitet respektimi i kushteve higjieno-sanitare.
Më herët, gjatë ditës së sotme, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave u bënë publike dhe urdhërat për menaxhimin e situatës që nga pezullimi i procesit mësimor në institucionet arsimore publike dhe jo publike, vetëkarantinimin e detyruar, anullimin e grumbullimeve massive, etj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Duhet të kujdesemi për çdo shqiptar"

Koronavirusi/ Balla kërkon në interpelancë Manastirliun

"Rreziku i ulët, po marrim masat për çdo situatë"

Koronavirusi/ Manastirliu inspekton dhomat e izolimit në spitalin Infektiv


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!