MENU
klinika

Deputetëve u përgjysmohet rroga

Pandemia/ Rama plan me 7 pika për ekonominë

19.03.2020 - 19:44

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar mbrëmjen e sotme planin për ekonominë në kohën kur vendi është prekur nga virusi i rrezikshëm COVID-19 që ka detyruar qeverinë të marrë masa drastike.

Rama tha me shifra se sa do të jenë fondet për Ministrinë e Shëndetësisë, kompanitë, Ministrinë e Mbrojtjes etj. Nga ana tjetër ai tha se ministrat e deputetët do të marrin gjysmën e pagës deri sa të përfundojë kjo situatë, ndërkohë që vlerësoi angazhimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta.

PJESË NGA FJALA E RAMËS

Unë në fakt doja që qysh në planin të imponoja heqjen e diçkaje nga vetja për ata që fitojnë më shumë në sektorin privat apo ata me pagë të lartë por më bindën që do tingëllonte e gabuar. Ndaj nuk do prekim hë për hë asnjë pagë përveç anëtarëve të km dhe deputetëve. të cilët do marrin gjysmën e rrogës. Nuk dua t’i hyj në hak presidentit të Republikës që ka ndihmuar në këtë situatë.

Plani ynë për adresimin e nevojave për financim të atyre që janë prekur ka këto 7 pika:

së pari 25 mln dollarë për luftën në vijën e zjarrit që vihet në dispozicion të MSH.

së dyti 100 mln dollarë për kompanitë që kanë vështirësi objektive për të paguar pagat e punonjësve të tyre.,

65 mln dollarë për nevojat më imediate për shtresat në nevojë, për biznesin e vogël.

20 mln dollarë në dispozicion të ministrisë së mbrojtjes për operacionin humanitar;

10 mln dollarë si fond rezervë për Këshillin e Ministrave për çdo urgjencë.

Do të fshijmë kamatëvonesat për energjinë elektrike me efekt financiar deri në 150 mln dollarë, do përfitojnë 224 mijë abonentë

Do të skedulojmë tatim fitimin për gjithë biznesin.

Shtyrja e dorëzimit të bilanceve për një periudhë deri në 1 qershor do të përfshihet nesër me gjithë të tjerat si pjesë e aktit normativ për ndryshimet në buxhetin e shtetit.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!