MENU
klinika

Asnjë incident i shënuar

Mbyllet manifestimi i Presidentit Meta, shumë mesazhe të përciella

02.03.2020 - 19:03

Është mbyllur pas 2 orësh manifestimi i Presidetit Ilir Meta pa asnjë incident të shënuar dhe me shumë mesazhe të dhëna për popullin por dhe mazhorancën.

Ndërsa firmosi dekretin që i kthen parlamentit ligjin për betimin e gjyqtarëve, dhe paralajmëroi shpërndarje të parlamentit pas datës 15 mars, nëse nuk do të ketë reflektim, apelin e fundit, Presidenti e kishte për qytetarët e pranishëm në shesh që iu përgjigjën thirrjes për manifestim.

“Dhe lutja e fundit, për ju mos i jepni alibi puçistëve, asnjë mimozë mos hidhni te institucione, dhurojani policëve kudo ku i takoni.  Nga sot, nis marshimi i popullit kuq e zi për të rivendosur sovranitetin e tij dhe për të patur inst në këtë bulevard. Zëri i popullit, zëri i Zotit. Jemi popull shqiponjash dhe shqiponjat fluturojnë vetëm lart.” tha Meta, ndërsa mbylli manifestimin dhe kërkoi nga qytetarët që paqësisht të ndahen drejt familjeve të tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Mbi 200 shqiptaro-amerikanë do na bashkohen"

Thirrja e Ambasadës Amerikane për 2 marsin, reagon Presidenca

"Implikimi dhe provat kundër murtajës vazhdojnë"

Meta me tone të ashpra: Kam dalë në sheshin e betejës…