15.03.2020 - 08:00
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ditën e sotme, e diel, dt. 15 Mars 2020, priten reshje të dobëta në të gjithë vendin. Në zonat malore në veri dhe lindje të vendit nesër reshjet pritet të jenë në formë bore.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 11 / 16 °C
në vendet e ulëta: 10 /15 °C
në vendet malore: 2 / 7 °C
Era në veri dhe bregdet pritet të arrijë deri e fortë.