MENU
klinika

“Shushunjat po i pinë gjakun popullit me PPP"

Meta para popullit: Oligarkët po bëjnë krime të rënda kushtetuese

02.03.2020 - 18:28

Presidenti Ilir Meta sqaroi arsyet pse vendosi të thërrasë popullit në manifestim në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Para mijëra qytetarëve të mbledhur në shesh, Kreu i Shtetit tha se duhej bërë ky manifestim kundër grushtit të shtetit, që sipas tij, po godet çdo ditë qytetarët e ndershëm e të varfër.

Ndër të tjera, Meta u tha se mazhoranca është një botë e egër, që si shushunja po i pi gjakun popullit çdo ditë me koncesione të frikshme të PPP.

“Jemi këtu, sepse Shqipëria e sotme është ndarë në dytë botë antagoniste. Një botë e vogël, e errët, e oligarkëve, që si shushunja pinë çdo ditë gjakun e popullit tonë e koncesionet e frikshme të PPP. Jemi vendi i parë në botë për kostot e autostradave për km/2, i kemi më të shtrenjtat.

Unë si Presidenti i kam rrëzuar publikisht këto dekrete, të arsyetuara mbi Kushtetutë. Këto dekrete për koncesione kanë qëllim vetëm grabitjen e Shqipërisë. Ata tani kërkojnë dhe rrëmbimin në mënyrë mafioze të Gjykatës Kushtetuese, që krimet e tyre kushtetuese të mbeten pa gjykuar, dhe që oligarkët të fitojnë sa më shumë. Jemi këtu, se asnjë nga ne nuk mund t’i qëndrojë anash grushtit të shtetit. Jemi këtu kundër grushtit të shtetit.

Pse Presidenti thirri popullin? Sepse i shteroi të gjitha përpjekjet demokratike për të parandaluar kapjen e shtetit dhe sidomos grushtin e shtetit. Presidenti ka thirrur popullin, sepse pasuria kombëtare që po vidhet çdo ditë, është ajo që Zoti iu ka dhënë gjithë shqiptarëve. Sepse sistemi i drejtësisë është kapur për fyti nga sekti anti-shtet. Sepse kemi drejtësi me regjim, që godet të varfrit. Sepse financat po shterojnë dhe borxhet po rriten, dhe ato i paguani të gjithë ju. Sepse ekonomia juaj është në ditët më të errëta.

Sepse oligarkët kontrollojnë parlamentin një-partiak dhe bëjnë krime të rënda kushtetuese, si ai që denoncova dje”, tha Meta.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!