MENU
klinika

"Nëse nuk ka reflektim, pas 15 marsit do firmos..."

Meta paralajmëron ashpër Parlamentin

02.03.2020 - 18:50

Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar se nëse mazhoranca nuk merr parasysh dekretin e firmosur sot para popullit, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për ndryshimin e ligjit për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, do ta firmosë këtë dekret në mes të Parlamentit, pas 15 marsit.

“Nëse grushti i shtetit, organizata mafioze ndërkombëtare, nuk e merr seriozisht këtë dekret, unë e jap fjalën, në emër të këtij flamuri, për të cilin janë vrarë mijëra e mijëra dëshmorë e heronj, se pas datës 15 mars, kur të përfundojë Reforma Zgjedhore, që është një kusht, populli kuqezi që votoi sot për vdekjen e grushtit të shtetit, unë Ilir Meta betohem se atë dekret nuk do ta firmos këtu, por në mes të Parlamentit, atje, në mes të krimit.

Unë i pari dhe gjithë populli kuqezi, jemi populli që vuajtëm më shumë se kushdo komunizmin, jemi një popull që jetën e japim, demokracinë jo.

Shumë prej jush mund të kenë pasur ndonjëherë vërejtje për tonin tim, por duhet të dini që unë në publik për hir të disa interesave shtetërore, nuk kam treguar as 10% të krimeve që kanë ndodhur kundër sovranitetit tuaj dhe reformës në drejtësi. Prandaj, ju siguroj se kjo pranverë kuqezi nuk ndalet më, deri në rivendosjen e plotë të sovranitetit tuaj. Tani do iu lutesha shumë, me qetësi dhe drejtësi, tani kam një lutje për të gjithë ju”, tha Meta.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!