MENU
klinika

'Rudina Hajdari, viktimë e dhunës?'

Meta protestë në bulevard, deputetët mblidhen për hallet e popullit

02.03.2020 - 11:09

Në orën 17:00 Presidenti Ilir Meta ka thirrur një protestë kundër qeverisë me arsyetimin e çmontimit të ‘grushtit të shtetit’, që sipas tij do të shpartallohet, por paraditen e së hënës do të mblidhet Kuvendi, që si për ironi në rendin e ditës janë problemet e popullit që kanë evidentuar deputetët nga takimet që supozohet se kanë pasur në javën e fundit.

Në rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë është përcaktuar që deputetët një herë në muaj të jenë në zonat e tyre ku janë zgjedhur dhe më pas të mbahet një seancë plenare për t’i diskutuar problemet që kanë evidentuar, por sot seanca pritet që të kthehet në arenë të akuzave politike mes shumicës dhe opozitës në Kuvend dhe Presidentit në distancë.

Nga foltorja e Kuvendit, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu qetësoi shqiptarët duke thënë se nuk ka asnjë rast të prekur me koronavirus dhe se janë marrë të gjitha masat.

“Aktualisht Shqipëria nuk ka asnjë rast të konfirmuar të prekur nga koronavirusi. Janë realizuar disa teste, janë 31, që kanë rezultuar negativ. Kemi ndërmarrë një sërë masash. Një milion dollarë janë shtuar nga buxheti për masat personale dhe 1.2 mln maska janë shpërndarë për forcimin e masave personale. Spitali infektiv do të presë rastet nëse do të ketë më pas do të ketë një transformim te spitalit ‘Shefqet Ndroqi’. Urgjenca kombëtare ka marrë të gjitha masat për transportin e rasteve”, tha ajo.

Nga ana tjetër, kryetarja e grupit demokrat Rudina Hajdari gjatë fjalës së saj u shpreh se ka qenë viktimë e dhunës.

Deputetja ngri zërin në mbrojtje të grave duke kërkuar marrjen e masave urgjente pas krimeve të fundit në familje në Rrëshen dhe në Durrës. Ajo u shpreh se në 2 muaj janë vrarë shtatë gra dhe akuzoi se nuk është asgjë për parandalimin e këtij fenomeni.

“Isha në Ballsh dhe takova naftëtarët, që kishin 20 vite që punonin dhe nuk paguheshin. Historitë e tyre të rrëqethin mishin. Gramozi më tha se shkonte cdo ditë dhe helmohej duke përpunuar naftën vetëm për të sakrifikuar për fëmijët e tij. Ishte një tjetër histori që më goditi në zemër; më tha kam djalin që studion në Tiranë dhe nuk kam as 8 mijë lekë të vjetra t’ia çoj fëmijës dhe se i kam kërkuar borxh. Por pse po ndodh kjo gjë në Ballsh.

Problemi është i të gjithë Shqipërisë, njerëzve të thjeshtë, që luftojnë me djersë për bukën dhe cfarë bën qeveria arrogante? Ata kanë krijuar imunitet. Ata i shikojnë si njerëz me histori normale si në filma, por janë historitë e vëllezërve tanë që ju keni një qasje grabitqarje. Si ka mundësi që këta njerëz jetojnë mbi naftë dhe nuk kanë lekë të ushqejnë fëmijët e tyre. Ishte Edi Rama që tha në 2013 që kjo histori do të mbaronte, por nuk e mbajti premtimin, i çoi keq e më keq. Njerëzve u ka ardhur në majë të hundës nga kjo klasë politike. Dua të prek edhe një tjetër histori, ku jemi sot po vriten dhe dhunohen gratë, kjo është emergjencë. Ku jemi sot? Në dy muaj janë varë 7 gra. Sot gratë nuk janë të mbrojtura. Më vjen keq sërish që në këtë Parlament pas 2 vit e gjysmë unë të flas për gra që vriten cdo ditë. Unë do të flas për gratë që vriten në rrugën e Tiranës cdo ditë.

Po çfarë po bëni ju sot, ju sot reklamoni që roli i gruas po rritet, ndërsa gratë po vriten. Sot çdo grua që njihni mund të jetë dhunuar. Zonja ministre duhet të kishte shkarkuar dikë që punon me ju të kishit marrë masa më konkrete. Ministri i rendit duhet të kishte marrë masa, të kishte shkarkuar dikë për këtë fenomen dhe të thoni i kemi parë në TV dhe ndodhin kudo. Edhe unë kur kam qenë e pre dhe viktimë e dhunës, jo psikologjike, por të gjithë viktimat e këtij fenomeni duhet të luftojmë. Nëna ime patjetër mund të ketë qenë në kohën e komunizmit, unë kam qenë, por fëmija ime nuk duhet të jetë”, tha ajo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Po sikur thirrjen ta kishte bërë...!?"

A do të shkoja në protestë?


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!