MENU
klinika

Temat e diskutimit/ Nga tërmeti tek..

Meta takim me presidentin e Bullgarisë: E falënderova për…

05.03.2020 - 12:13

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti ditën e sotme në një vizitë shtetërore, presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev. Pritja shtetërore në Pallatin e Brigadave, ndërkohë presidenti Meta e falënderoi Radev për ndihmën e Bullgarisë për tërmetin. Meta tha se Radev do të jetë ditën e nesërme edhe në disa zona të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Po ashtu, Meta shtoi se janë diskutuar edhe bashkëpunime në fusha të kulturës dhe arsimit.

Meta: E falënderova për ndihmën dhe mesazhet pas tërmetit. Theksova për rëndësinë e bashkëpunimit në fushën e emergjencave civile, pasi bashkë do t’i përballojmë. Ai nesër do të ketë edhe rastin që të vizitojë zonat e prekura nga tërmeti. Kemi diskutuar për bashkëpunime edhe në fushën e kulturës dhe arsimit, për shkëmbimin e studentëve. Duke bashkëpunuar në këto fusha marrëdhëniet tona do të jenë më të prekshme dhe më të suksesshme. Dua t’jua uroj për fetën tuaj kombëtare, do të kemi mundësi ta festojmë edhe sot në Tiranë.

Dy presidentët kanë folur dhe për situatën e emigrantëve në Turqi dhe Greqi. Meta tha se duhet promovuar një dialog për të evituar cdo incident, ndërsa Radev u shpreh se duhet një plan operativ për mbrojtjen e kufijve. “Ne bashkëpunojmë ngushte me FRONTEX dhe ne çdo rast jemi të interesuar për të promovuar dialogun dhe bashkimin e forcave për të evituar çdo incident apo rrezikimin e jetës së emigrantëve në mënyrë që kjo çështje të përparojë.”

Rumen Radev: Propozoj që të përgatitet një plan operativ për mbrojtjen e kufijve të BE dhe krijimin e kapaciteteve në BE që të kenë mundësinë të parandalojë krizën humanitare. Nuk ka zgjidhje unike evropiane për çështjen e emigrantëve, nuk ka plan operativ. Unë shpresoj që do ti kushtohet vëmendje më të madhe dhe BE do të përpunojë një plan operativ në këtë drejtim.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!