MENU
klinika

Pipero: Ja rezultati tek pacientët tanë!

Në Shqipëri ka mbërritur ilaçi i suksesshëm në botë!

31.03.2020 - 19:41

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero tha se ka mbërritur në Shqipëri edhe ilaçi me i diskutuar i momentin që është klorokina.

Mjekimi i përdorur prej shumë kohësh me klorokinë kundër malaries ka treguar se është efikas edhe për shërimin nga koronavirusi.

“Prej ditësh ka mbërritur ilaçi që po bën namin në botë Chlorokina. Kemi rezultate fantastike, por është ende herët”, deklaroi Pipero në Open.

Didier Raoult, drejtor i Institut Mesdhetar për Infeksionet në Marsejë, duke u mbështetur në rezultatet e një studimi klinik kinez, e ka rekomanduar shumë klorokinën.

“Ne dimë tashmë se klorokina ishte efikas in vitro kundër këtij koronavirusi të ri dhe vlerësimi klinik i bërë në Kinë e konfirmoi një gjë të tillë », shpjegon profesor Raoult, specialist i njohur i sëmundjeve infektive, duke komentuar publikimin e parë mbi këtë studim klinik të tre studiuesve kinezë në revistën BioScience Trends. “Përfundimisht, ky infeksion është, ndoshta, më i thjeshtë dhe më pak i kushtueshëm për t’u mjekuar se të gjitha infeksionet virusale”, shton ai.

Klorokina është rekomanduar edhe nga presidenti i SHBA, Donald Trump.

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!