MENU
klinika

IShP jep këshillat për Koronavirusin

Nga simptomat të mbrojtja. Ja çfarë duhet të dini!

16.03.2020 - 12:46

Instituti i Shëndetit Publik teksa ka dhene disa pergjigje mbi pyetjet kryesore rreth virusit vdekjeprures COVID-19, ofron per qytetaret dhe disa keshilla se si te mbrohen ne kete kohe. Mes ketyre keshillave eshte fakti se si te dallojme qe jemi prekur nga koronavirusi.
A mund të përhapet infeksioni nga Koronavirusi i ri nga një rast që nuk ka simptoma (rast asimptomatik)?

Sipas të dhënave të disponueshme aktualisht, njerëzit simptomatikë janë shkaku më i shpeshtë i përhapjes së virusit. OBSH e konsideron të rrallë infeksionin nga Koronavirusi përpara se të shfaqen simptomat megjithëse edhe kjo mundësi ekziston.
A është e vërtete që Koronavirusi i ri mund të transmetohet përmes kontaktit me shufrat apo dorezat mbajtëse të autobusëve duke qenë afër një personi që kollitet?

Bazuar në të dhënat e disponueshme konsiderohet shumë e pamundur që një infeksion te mund të merret përmes shufrave apo dorezave , mbajtëse të autobusit. Nga ana tjetër aktualisht jemi në mes të sezonit të gripit. Prandaj nëse shfaqen simptoma të tilla si ethe, kollë, dhimbje fyti, ethe, ose simptoma më të rënda si pneumoni dhe vështirësi në frymëmarrje duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Sidoqoftë për të parandaluar infeksionet, përfshirë infeksionet e frymëmarrjes është praktikë e mire të lani duart shpesh dhe me kujdes pasi të prekni objektet dhe sipërfaqet potencialisht të ndotura para se të prekni fytyrën, sytë dhe gojën.

Sa i rrezikshëm është virusi i ri?

Ashtu si sëmundjet e tjera të rrugëve të frymëmarrjes, infeksioni i ringa Covid -19 mund të shkaktojë simptoma të lehta ftohje, dhimbje fyti, kollë dhe ethe, ose simptoma më të rënda si pneumoni dhe vështirësi në frymëmarrje

Rrallëherë mund të jetë fatale. Njerëzit më të ndjeshëm ndaj formave të rënda janë të moshuarit dhe ata me sëmundje ekzistuese të tilla si diabeti dhe sëmundjet e zemrës.

Cili është ndryshimi midis simptomave të gripit, një ftohje të zakonshme dhe Koronavirusit të ri?

Simptomat janë të ngjashme dhe përbehen nga kollë, ethe, ftohje. Sidoqoftë ato shkaktohen nga viruse të ndryshme, prandaj, në rast të dyshimit për Koronavirus është e nevojshme të kryhen teste laboratorike për të konfirmuar diagnozën.

Sa zgjat periudha e inkubacionit?

Periudha e inkubacionit paraqet periudhën e kohës midis infeksionit dhe zhvillimit të simptomave klinike. Aktualisht vlerësohet se ndryshon midis 2 dhe 11 ditëve, deri maksimumi në 14 ditë.

A mund të transmetohen koronaviruset dhe Koronavirusi i ri nga person tek tjetri?

Po, disa koronaviruese mund të transmetohen nga një person tek tjetri, zakonisht pas kontaktit të ngushtë të anëtareve të familjes ose në një mjedis të kujdesit shëndetësor. Koronavirus i ri, përgjegjës për sëmundjen Covid 19, gjithashtu mund të transmetohet nga person tek tjetri, përmes kontaktit të ngushtë me njëperson të infektuar.

Koronavirus i ri, përgjegjës për sëmundjen e Covid -19 gjithashtu mund të transmetohet nga një person tek tjetri.

Kush mund të infektohet nga Koronavirusi i ri?

Personat të cilët jetojnë ose kanë udhëtuar në zona të infektuara me Koronavirus-in e ri mund të rrezikojnë infeksionin. Aktualisht Koronavirusi i ri nisi në Kinë ku raportohet numri më i madh i rasteve. Në vendet e tjera shumica e rasteve kanë udhëtuar në vendet e prekura. Pak raste të tjera kanë ndodhur tek ata që kanë jetuar ose bashkëpunuar ngushtë me njerëz të infektuar në Kinë. Po ashtu ka vende ku ka qarkullim komunitar si psh në Korenë e Jugut, Hong Kong, Japoni, Tailandë si dhe kohët e fundit ënItali.

Cilat janë rregullat për dezinfektimin?

Larja e duarve dhe dezinfektimi janë çelësi për parandalimin e infeksionit. Duhet të lani duart shpesh dhe tereshit me sapun dhe ujë për të paktën 20 sekonda. Nëse sapuni dhe uji nuk janë të disponueshëm, mund të përdoret gjithashtu solucion për duart me bazë alkooli me të paktën përqendrim 60%.

A është e sigurt marrja e pakove nga vendet e prekura?

Po, është e sigurt. OBSH deklaron se njerëzit që marrin pako nuk rrezikojnë që të bien në kontakt me Koronavirusin-in e ri, sepse ai nuk është në gjendje të mbijetojë në sipërfaqe për një kohë të gjatë.

Sa kohë mbijeton Koronavirusi i ri në sipërfaqe?

Informacionet paraprake tregojnë që virusi i rimund të mbijetojë disa orë, edhe pse është ende në studim. Përdorimi i dezinfektuesve të thjeshte është në gjendje të vrasë virusin duke frenuar aftësinë e tij për të infektuar njerëzit, për shembull dezinfektuesit që përmbajnë 75% alkool ose me 1 % me bazë klori zbardhues.

A transmetohet virusi përmes rrugës ushqimore?

Zakonisht sëmundjet respiratorë nuk transmetohen në ushqim, i cili megjithatë duhet të trajtohet duke respektuar praktikat më të mira të higjienës dhe duke shmangur kontaktin midis ushqimit të përpunuar dhe të pagatuar.

A mundet që një llambë dezinfektimi me rreze ultraviolet të shkatërrojë Covid -19?

Llambat UV nuk duhet të përdoren për të sterilizuar duart ose zona të tjera të lëkurës, pasi rrezatimi UV mund të shkaktojë acarim të lëkurës.

A janë tharësit e duarve efektivë në shkatërrimin e Covid-19?

Tharësit e duarve nuk janë efektivë në shkatërrimin e Covid -19. Për të mbrojtur vetën kundër koronavirusit të ri, duhet të lani shpesh duart me ujë dhe sapun dhe të përdorni dezinfektues me bazë alkooli. Pasi lani duart, duhet ti thani ato plotësisht duke përdorur shami ose kartopecete.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!