MENU
klinika

Nisin gjobat edhe për këmbësorët

Nga sot ndalohet lëvizja e qytetarëve në këmbë

16.03.2020 - 14:11

Një tjetër masë drastike e qeverisë për të mos lejuar përhapjen e koronavirusit. Kryeministri Edi Rama deklaron nëpërmjet një postimi në “Facebook” se duke nisur që nga dita e sotme ndalohet edhe lëvizja më këmbë në gjithë Shqipërinë pas orës 18:00.

Ai thekson se nga nesër me urdhër të ministres së Shëndetësisë do të hyjnë në fuqi dhe gjobat për këmbësorët dhe për ata që ulen në parqe apo mjedise të tjera.

? DUKE NISUR NGA SOT, ÇDO DITË NË VIJIM PAS ORËS 18.00 DO TË NDALOHET EDHE LËVIZJA ME KËMBË NË TË GJITHË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË!

? NGA NESËR, ME URDHËR TË MINISTRES SË SHËNDETËSISË DO TË HYJNË NË FUQI GJOBA EDHE PËR KËMBËSORËT DHE PËR ATA QË ULEN NË PARQE APO MJEDISE TË TJERA TË HAPURA!

? NDJESË 1000 HERË? PO S’KA RRUGË TJETËR PËR TA FITUAR KËTË LUFTË, KU ASKUSH PËRVEÇ ATYRE QË SHËRBEJNË NË STRUKTURAT KRITIKE TË SHTETIT DHE ATYRE QË PUNOJNË NË HALLKAT THEMELORE TË ZINXHIRIT EKONOMIK TË VENDIT, NUK DUHET TË DALË NGA SHTËPIA PËRVEÇSE PËR NEVOJAT BAZË TË FURNIZIMIT ME USHQIM APO ILAÇE!

? SHËTITJET NUK JANË DOMOSDOSHMËRI JETIKE NË KËTË KOHË LUFTE DHE ULJET NËPËR PARQE JANË TË PALEJUESHME! MË SHANI E TALLUNI ME MUA SA TË DONI, S’KA ASNJË PROBLEM, PO MOS DISKUTONI DHE AQ MË KEQ THYENI RREGULLAT!

I LO❤️VE YOU?

? FRIKË ASPAK, PO KUJDES PO! DERI NË FUND! KJO NUK ËSHTË LOJË KUKAMÇEMTHI QË MBARON KUR DUAM NE, PO LUFTË QË NE DO TA FITOJMË VETËM DUKE I BËRE ME VULLNET TË HEKURT TË GJITHA KËTO QË NUK DUAM!

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!