MENU
klinika

"Do bëhet një votim dhe..."

Manifestimi i Presidentit/ Qindra qytetarë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

02.03.2020 - 17:00

Ora: 17:00/ Nis manifestimi i Presidentit Meta, qindra qytetarë në bulevard

Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku pas pak do të nisë manifestimi i thirrur nga Presidenti Ilir Meta. Qytetarët kanë lidhur në krah flamurin kuqezi, duke përcjellë mesazhin se ky është një manifestim në mbrojtje të Kushtetutës dhe shtetit shqiptar.

Vetë Presidenti Meta ka bërë thirrje prej ditësh që qytetarët të shkojnë në shesh vetëm me flamurin kuqezi. Ka gjithashtu edhe një numër të madh policësh, të cilët kanë rrethuar Kryeministrinë. Policët dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë vendosur përgjatë gjithë Kryeministrisë, për të shmangur ndonjë incident të mundshëm, edhe pse ka informacione që manifestimi do të jetë paqësor. Edhe banorët e Unazës së Re që kanë protestuar prej muajsh e muajsh për të mos lejuar prishjen e banesave të tyre i janë bashkuar manifestimit të thirrur nga Presidenti i Republikës Ilir Meta. Të veshur me jelekët e tyre portokalli e flamuj të vegjël kuq e zi në duar ata kanë marshuar nga Unaza e Re drejt Bulevardit me thirrje si “Liri Demokraci!”, “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.

Ora: 17: 10/Presidenca jep mesazhin e fundit para manifestimit: Do bëhet një votim dhe shpallet një betim…

Presidenca jep mesazhin e fundit para nisjes së manifestimit, teksa tashmë në shesh janë mbledhur mjaft qytetarë, që mbajnë të gjithë lidhur në krah flamurin kuqezi. Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, iu uron mirëseardhjen në “Facebook” të gjithë qytetarëve, në atë, që ai e quan manifestim i jashtëzakonshëm mbarëkombëtar.

“Motra dhe vëllezër, Mirësevini në këtë Manifestimin të jashtëzakonshëm Mbarëkombëtar, ku do të firmoset një DEKRET, do bëhet një VOTIM dhe do shpallet një BETIM! SOT NIS PRANVERA E PANDALSHME KUQEZI! ?? #PërKushtetutën?? #PërRepublikën?? #PërShqipërinë?? #PërKombin??”, shkruan Blushi.

 

Ora: 17:16/Ja vendi ku do të firmoset dekreti i jashtëzakonshëm nga Meta

Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ka marrë formë gjithçka, teksa pritet të nisë nga çasti në çast manifestimi i thirrur nga Presidenti Ilir Meta.

Në foto duket se para Presidencës është ngritur podiumi, ku do të flasë Presidenti Meta dhe disa personalitete të tjera të botës së artit, sportit, kulturës. Në anë të podiumit, janë vendosur dy vajza të vogla, të cilat janë veshur me fustane, që mbajnë ngjyrat kuqezi. Por në shesh nuk mungon dhe tryeza, ku do të firmoset një dekret i jashtëzakonshëm, siç ka thënë vetë Kreu i Shtetit.

Siç shihet nga foto, në podium është vendosur një tryezë e kuqe dhe një karrige, ndërsa sipër tavolinës është vendosur Kushtetuta e Shqipërisë, një flamur kuqezi dhe stilolapsi, me të cilin Kreu i Shtetit pritet të firmosë dekretin.

Ora:17: 36/ Presidenti Ilir Meta zbret mes qytetarëve në Bulevard e bën shqiponjën

Ka nisur manifestimi i thirrur nga Presidenti i Republikës Ilir Meta, ndërsa mijëra qytetarë i janë përgjigjur thirrjes duke mbushur Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Para Presidencës është vendosur një podium ku pritet të flasë Presidenti i Republikës Ilir Meta, i cili sapo i është bashkuar qytetarëve i rrethuar nga disa personazhe publike duke kaluar mes turmës.

Ndëkohë ka qenë aktori i njohur , aktori Neritan Liçaj i cili ka hapur manifestimin e thirrur nga Presidenti i Republikës Ilir Meta në Bulevard. Ai tha se ky tubim është në mbrojtje të Kushtetutës, të lirisë dhe atdheut. Sipas tij, ky manifestim është fronti më i madh kuq e zi kundër grushtit të shtetit dhe rrëzimit të institucioneve në Shqipëri.

“Në mbrojtje të Kushtetutës, në mbrojtje të lirisë, në mbrojtje të atdheut tonë të dashur Shqipëri. Ky manifestim madhështor është fronti më i madh kuq e zi kundër grushtit të shtetit dhe rrëzimit të institucioneve në Shqipëri”, tha Liçaj duke ia lënë më pas fjalën një personalitet të së drejtës, profesorit Ledi Bianku.

Aktualisht në Bulevard, nuk ka prezencë të policisë, e cila është përqendruar rreth e rrotull Kryeministrisë. Policia rrugore ka bllokuara këtë pjesë të bulevardit, nga presidenca tek sheshi Nënë Tereza.

Presidenti Meta pritet të firmosë një dekret para qytetarëve. Maxhoranca ka miratuar javën e kaluar një ndryshim në ligjin për Gjykatën Kushtetuese, që ka të bëjë me betimin e një anëtari të Kushtetueses nëse kalojnë afatet para Presidentit tek një noter, gjë që sipas Kreut të Shtetit është shkelje e Kushtetutës dhe ky manifestim është thirrur pikërisht në mbrojtje të saj. Ndërkohë  që qytetarët do të jenë në bulevard me flamuj kuq e zi dhe mimoza, siç ka qenë apeli i Presidentit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Implikimi dhe provat kundër murtajës vazhdojnë"

Meta me tone të ashpra: Kam dalë në sheshin e betejës…

Meta: Jam para jush për të sjell prova të reja...

“Zero shqetësim, zero frikë për sigurinë në 2 mars!”


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!