Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka konfirmuar operacionin e parë në Shqipëri për një paciente, 18 vjeçare të prekur me COVID-19.
Përmes një postimi në “Facebook”, ajo ka vlerësuar punën e mjekëve dr. Ylber Vata, së bashku me dr. Dorian Bozaxhi, dr. Arjan Vyshka, dr. Luna Hasipi, kryeinfermieres Manushaqe Hoxha dhe instrumentaren e ndërhyrjes Valbona Bulku.
Sakaq, Manastirliu ka njoftuar se sot u hap spitali i dytë për të luftuar COVID-19, spitali ‘Shefqet Ndroqi’.
Kujtomë që 18 vjeçarja nga Lezha, fillimisht është paraqitur në spital me apandesit të gangrenizuar, por pasi i është bërë testi ka rezultuar pozitive me koronavirus.
Statusi i plotë:
Ekipet tona mjekësore në lartësinë e detyrës
Realizohet me sukses ndërhyrja kirurgjikale urgjente tek një vajzë e re e konfirmuar me COVID-19, në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, nga ekipi i kirurgjisë drejtuar nga dr. Ylber Vata, së bashku me dr. Dorian Bozaxhi, dr. Arjan Vyshka, dr. Luna Hasipi, kryeinfermiere Manushaqe Hoxha dhe instrumentare e ndërhyrjes Valbona Bulku.
Hapet sot spitali i 2 COVID, spitali “Shefqet Ndroqi” për trajtimin e pacientëve të prekur nga #COVID-19