MENU
klinika

Etnogjenezë pellazge

Origjina/ Shqipja – ilirishtja – pellazgjishtja

28.03.2020 - 15:42

Dosieri që Konica.al realizoi për origjinën e shqipes nga ilirishtja dhe kësaj të fundit nga pellazgjishtja u prit mirë nga lexuesit. Në mbrojtje të kësaj teze që prej vitesh injorohet nga shkenca zyrtare dhe që në vitet 50-të u hoq nga shkollat shqipe, tema aq shumë e dashur për rilindasit tanë, ne po vazhdojmë kërkimet për këtë temë kaq me rëndësi për etnogjenezën tonë. Ndaj në vazhdimësi do të paraqesim tema pro dhe kundër të shkencëtarëve të huaj dhe atyre shqiptarë. Një prej shkencëtarëve që mbron tezën pellazgjike është dhe frëngu Edvin Jacques, i cili në librin e tij “Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në vitin 1912” do të hedhë disa teza të rëndësishme, të cilat do t’i trajtojmë në këtë shkrim.

Sipas profesorit termi pellazg mbetet më i mistershëm se kurrë dhe është e vështirë që të gjejnë kuptimin e tij të vërtetë. Disa prej shkencëtarëve e zëvëndësojnë atë me termin “parahelen” kur flasin për popullin që është më i hershëm se grekët në Ballkan.

“Megjithatë, Herodoti dhe Straboni kanë lënë dorëshkrime të shumta rreth pellazgëve. Po kështu edhe Tuqididi, Dionisi i Halikarnasit, Plini Plak, Hesiodi, Homeri, Eskili, Sofokliu, Europidi, Virgjili e shumë të tjerë. Duke qenë se jetuan shumë më afër asaj periudhe të historisë njerëzore, dëshmia e tyre për pellazgët duhet të ketë më shumë peshë. Pellazgët erdhën në Ballkan në kohët parahistorike para ilirëve dhe quhen nga Korkuti „paleoindoevropianë“. Ata ishin pararendës të ilirëve, që më pas u bënë pararendës të shqiptarëve”, shkruan ai në librin e tij.

Sipas shkrimtarëve të hershëm, pellazgët banonin të shpërndarë në rajonin Ballkano-Egjeas, duke përfshirë këtu të gjithë Ballkanin, bregdetin Egje të Azisë së Vogël dhe Kretën. Gjuha e tyre pellazge cilësohej si „barbare“, d.m.th. jogreke. Studimet gjuhësore tregojnë se ky popull la gjurmët e tij në Ballkan nëpërmjet terminologjisë paragreke të emrave të njerëzve, vendeve dhe hyjnive – emra, që nuk kanë asnjë lidhje me greqishten, por që mund të shpjegohen nëpërmjet ilirishtes dhe shqipes.

Autori nuk lë pa përmendur dhe studiues të tjerë të cilët e hodhën këtë tezë. I pari do të ishte Johan fon Han, i cili kërkimet e tij gjuhësore i kreu kur ishte konsull në Janinë. Gjithashtu dhe një prej poetëve më të mëdhenj arbëreshë Jeronim De Rada provoi se toponimet pellazge mund të shpjegohen vetëm nëpërmjet gjuhës shqipe. Në vitin 1879, Pashko Vasa do të botonte në Paris dhe Berlin veprën e tij të njohur “E vërteta për Shqipërinë dhe shqiptarët” ku do mbështeste këtë tezë.

Një tjetër studiues modern do të ishte Spiro Konda do të studionte emrat e maleve në Odisenë e Homerit dhe do të vinte në dukje që ato mund të shpjegoheshin vetëm nga shqipja dhe ato u morën me shumë fjalë që kuptimin e tyre e gjenin në shqip. Të gjithë këta autorë që janë seriozë përmendin faktin që s’mund të kërkohen dokumente nga gjuhët e vdekura. Zakonisht këto gjuhë lënë gjurmë vetëm nëpërmjet emërtimeve të lumenjve, të maleve dhe dukurive të qëndrueshme të natyrës. Dhe fakte të tilla emërtimesh nuk mungojnë.

Albanologu Otto Bau është shprehur se mbishkrimet e lashta mbi pllakat e gurit, të zbuluara në Kretë e Lemnos më 1897-99 dhe për një kohë të gjatë të padeshifrueshme, mund të deshifrohen nëpërmjet gjuhës shqipe.

Hulumtimi i fjalorit karakteristik të këtij populli parahelen bëri që studiuesi francez Luis Benlov të arrinte të njëjtin përfundim në librin e tij La Grèce avant les Grecs (Greqia para grekëve), të botuar në Paris më 1877. Ai vërejti se „shumë emra vendesh, malesh, lumenjsh e figurash legjendare, të cilat nuk mund të shpjegohen nga etimologjia e fjalëve greke, mund të shpjegohen fare mirë nëpërmjet një gjuhe jogreke. Deri më sot vetëm një gjuhë është e aftë të hedhë dritë mbi këto emra: kjo është gjuha shqipe. Prandaj autori i këtij punimi është i detyruar të mbështesë tezën se shqiptarët e sotëm janë pasardhës të popullsisë, e cila jetonte para ardhjes së grekëve në trevat përgjatë Adriatikut e deri në Halis.

(Edwin. E. Jacques “Populli shqiptar nga lashtësia deri në vitin 1912”)

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB