MENU
klinika

Gëzim apo keqardhje?

Pas Brexit, kjo është dilema e Macron-it!

04.03.2020 - 19:27

Presidenti francez, Emmanuel Macron është duke mbajtur një qëndrim të ashpër lidhur me marrëveshjen e tregtare BE-Britani.

Në realitet, francezët prej kohësh kanë qenë të paqëndrueshëm për sa i përket pranisë tonë në Evropë. Ata dy herë nuk pranuan të na lejojnë të anëtarësoheshim.

Por tani që ne jemi larguar, rreth 60 përqind thanë një sondazh të fundit se Brexit do të ishte i keq për Francën. “Boshllëku i mbetur nga largimi i Britanisë është i një rendi gati filozofik,” raportoi Le Monde.

Britanikët, janë ata fqinjë të bezdisshëm, për të cilët të gjithë shqetësohen derisa largohen. “Unë kurrë nuk do ta festoj Brexitin,” më tha Macron.

E vërteta është se Brexit i lë francezët me dilema. Pa Mbretërinë e Bashkuar, Franca e gjen veten në një vend të vështirë brenda Evropës: vetëm, si një fuqi e madhe, ballë për ballë me Gjermaninë. Duke pasur parasysh tensionet aktuale, ky nuk është një vend i përshtatshëm. Gjermanët ndjehen po njësoj.

Në marrëveshjen e ardhshme tregtare, francezët me siguri do ta shtyjnë Brukselin të veprojë ashpër. Ministri i Jashtëm Jean-Yves Le Drian mendon se të dy palët do të “shqyejnë njëra-tjetrën”.

Megjithatë, francezët janë gjithashtu të vetëdijshëm për nevojën për të vazhduar bashkëpunimin me Mbretërinë e Bashkuar në diplomaci, mbrojtje dhe politikë të sigurisë.

Mbi Iranin apo ndryshimin e klimës, Britania është më e lidhur me Francën sesa SHBA-në.

Macron është ende duke u përpjekur të bashkëpunojë me Johnson. Ata mund të jenë dy të kundërta polare, por ata janë edhe të dy  anëtarë të një elite arsimore që morën pushtetin nga kryengritja politike. Dhe secili është pragmatik.

Francezët na mbanin jashtë BE-së. Pasi hynë, shumë donin që të iknim. Tani që jemi larguar, ka nisur keqardhja.

Sophie Pedder është shefja e zyrës së Ekonomistit në Paris dhe autorja e “Revolucioni Francez: Emmanuel Macron dhe përpjekja për të shpikur një komb” (Bloomsbury, 2018).

Përkthyer dhe përshtatur nga Standard.co.uk/ konica.al