MENU
klinika

Ja ç'diskutuan Meta, Rama e Basha

Përfundon pas 3 orësh mbledhja online e Këshillit të Sigurisë

25.03.2020 - 15:27

Ka përfunduar Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në lidhje me situatën e koronavirus e cila është zhvilluar online dhe ka zgjatur plot 3 orë.

Mbledhje e thirrur nga presidenti, ka bërë bashkë për herë të parë pas kaq shumë kohësh, Ilir Metën, kryeministrin Edi Rama, kryedemokratin Lulzim Basha dhe ministra të PS  të cilët kanë diskutuar në lidhje me situatën në të cilën ndodhet vendi prej Covid-19 i cili ka infektuar 146 persona dhe ka shënuar 5 viktima

Në mbledhje mësohet se morën pjesë edhe Drejtor i Policisë Ardi Veliu, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela dhe Drejtori i Emergjencave Kombëtare Haki Çako, Ministri i Rindërtimit dhe tashmë për Koronavirusin Arben Ahmetaj,  ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, kryetari i parlamentit Gramoz Ruçi, Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe Ministrja e Financave dhe ekonomisë Anila Denaj dhe Ministrja e Shendetesise Ogerta Manastirliu.

Çështjet e diskutuara ishin:
Masat që janë marrë dhe po merren nga Qeveria për përballimin e situatës në vend dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të pasojave të COVID-19;

Përballimin e situatës ekonomike, nga efekti i sjellë nga përhapja e COVID-19;

Masat e marra për rikthimin e shtetasve shqiptare, të cilët kjo situatë i ka gjetur jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Kryeministri Rama dhe anëtarët e qeverisë informuan për masat e marra dhe për skenarët që do të duhet të përballohen në varësi të zhvillimit të situatës.

Kryetari i Kuvendit z.Ruçi shprehu gatishmërinë për përmbushjen e detyrimeve të Kuvendit në këtë situatë.

Kryetari i Partisë Demokratike z.Basha shprehu pikëpamjet dhe sugjerimet e opozitës për të përballuar këtë pandemi.

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare u zhvillua në një frymë tepër konstruktive dhe bashkëpunuese, dhe pati si qëllim kryesor unifikimin e të gjitha energjive dhe kapaciteteve njerëzore, mjekësore e shkencore për të përballuar me efikasitet të plotë këtë situatë të vështirë në funksion të mbrojtjes së shëndetit të çdo qytetari, ekonomisë kombëtare, paqes sociale dhe sigurisë.

Presidenti Meta shprehu besimin se në këtë frymë uniteti, gjithëpërfshirjeje dhe bashkëpunimi, vendi do ta përballojë me sukses këtë situatë të vështirë, jo vetëm për Shqipërinë, por për mbarë botën, në interesin me të mirë të çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!