MENU
klinika

Deputetët vijojnë punën në komisione

Pezullohet seanca plenare në Kuvend

11.03.2020 - 10:52

Kryetari i Grupit Parlamentar socialist Taulant Balla njoftoi të mërkurën se Kuvendi nuk do të mblidhet në seancën plenare të së enjtes. Sipas tij, ky është një vendim që vjen në kuadër të angazhimit për masat kundër koronavirusit. Megjithatë, Taulant Balla thotë se deputetët do të vijojnë të punojnë në komisionet parlamentare.

Taulant Balla: Kuvendi i Shqipërisë nuk do të mblidhet në seancë plenare, në kuadër të masave të domosdoshme për situatën e emergjencës. Deputetët do të vijojnë angazhimin e tyre në komisione dhe në ndjekjen e situatës, duke respektuar masat e rrepta të përcaktuara nga MSH. Frikë jo, kujdes po.

Masat shtrënguese do të vijojnë sipas planit dhe kontributi i çdo qytetari është esencial për përballimin me sa më pak pasoja të armikut të padukshëm që kërcënon shëndetin tonë e të njerëzve më të dashur rreth nesh. Të bashkuar, një shtet një familje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!