11.03.2020 - 10:05
Partia Socialiste ka pezulluar të gjitha takimet partiake, deri më 3 prill, për shkak të përhapjes së koronavirusit në Shqipëri.
Është kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili iu ka dërguar një mesazh të gjithë deputetëve socialistë, ku iu kërkon pezullimin e takimeve.
“Kolege, ne kuader te masave te domosdoshme per situaten e emergjences, ju lutem pezulloni te gjitha takimet e partise deri ne daten 3 prill”, thuhet në mesazhin e Ballës drejtuar deputetëve.