MENU
klinika

Qasja e kundërt me Koronavirusin

Pse britanikët nuk po kyçen në shtëpi?

15.03.2020 - 10:25

Kur ditën e enjte kryeministri britanik Boris Johnson, edhe pse konfirmoi që pandemia e koronavirusit do të kujtohet si kriza më e madhe shëndetësore e kësaj gjenerate”, nuk pranoi të shpallte gjendjen e emergjencës dhe të mbyllte si pasojë shkollat dhe institucionet shtetërore në vend, krijoi një habi madje dhe revoltë në opinionin publik lokal dhe ndërkombëtar.

Vendimi shtroi por edhe një pyetje që më shumë së të thuhet me zë të lartë, mendohet nda të gjithë: çfarë dinë britanikët që ne nuk dimë?

Vendimi i Johnsonit vjen nga një qasje ndryshe të këshilltarëve tëtij për shëndetin, e mbështetur edhe tek disa epidemiologë anglezë, që bazohet tek dy teori.

E para është ajo që mendon se piku në Britaninë e Madhe nuk do të shfaqet përpara 14 javëve, gjë që me masa shtrënguese do të nënkuptonte rreth 3 muaj izolim të popullsisë britanike. Diçka, sipas Downing Street, që nuk mund të realizohet fizikisht dhe që do të çonte në kolaps ekonominë britanike që ka pësuar goditje më parë edhe nga vendimi për largimin nga BE.

Teoria e dytë, tërësisht epidemiologjike, mendon se do të ishte gjë e mirë, në mungesë në periudhën afatshkurtër të një vaksine, që pjesë e mirë e popullsisë të imunizohej nga virusi, duke u infektuar nga ai, dhe duke zhvilluar natyrisht antikorpet e nevojshme.

Për këtë arsye disa evente masive nuk janë anuluar, madje as shkollat, duke qenë që sipas disa mjekëve britanikë, “ nuk është e provuar që fëmijët të jenë super-shpërndarës të virusit”, siç thotë Clare Wenham, pedagoge e sigurisë shëndetësore globale në London School of Economics.

Kritikat janë të shumta. Një qasje e tillë, sipas mjekëve reanimatorë britanikë, do të çonte spitalet në një gjendje kolapsi nga sasia e pacientëve, veçanërisht atyre të një moshe të avancuar.

Një mundësi e parashikuar nga qeveria, ku vetë Johnson pohoi se familjet britanike duhet të përgatiten me vdekje të shumta. Një qasje pothuajse fataliste, qasja e “qetësisë dhe ecjes përpara”, që shumë e kanë cilësuar një bast për qeverinë, që po u humb mund të ketë pasoja të paparashikueshme për Londrën zyrtare.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!