MENU
klinika

Mesazh optimist nga prof. Robert Gallo

Pse koronavirusi nuk do të godasë fort në Shqipëri?

13.03.2020 - 13:49

Koronavirusi mund të mos godasë Shqipërinë aq sa ka goditur Veriun e Italisë, por në të kundërt mund të jetë shumë më pak agresiv. Mesazhi i optimizmit vjen nga analiza e profesorit Robert Gallo, studiues më famë botërore, një nga zbuluesit e virusit të AIDS dhe të testit të parë të diagnostikuar të HIV. Sot është drejtor i Institutit të virologjisë në Universitetin e Mariland në USA.

Sipas Roberto Gallo ”epidemia që po përhapet tani në itali nuk është njëlloj si epidemia që u përhap në Kinë dhe besoj se nuk është e sigurt që covid i ri do të përhapet në masë edhe në Jug të Italisë”.
“Me hartën e botës në dorë po dallojmë një përhapje nga Lindja në Perëndim dhe në të kundërt dhe jo nga Veriu në Jug. Nëse shikojmë globin shohim se virusi psh nuk është përhapur në Rusi dhe në Afrikë. Nuk e dimë akoma pse, ndoshta është një faktor që lidhet me temperaturën ose jo. Por është një element që duhet marrë me patjetër në konsideratë”

Italia e jugut, që është në të njejtën pozicion gjeografik jugor si Shqipëria në fakt deri në këto momente është më pak e prekur nga koronavirusi në krahasim me rajonet në Italinë e veriut. Është fakt që në Pulja për shembull, pavarësisht nga shkëmbimet e vazhueshme të njerëzve me Italinë e veriut, janë vetëm 100 të infektuar, nga të cilët vetëm 2 janë shtruar në reanimacion me simptoma më të rënda.

Edhe në Romë, që ka popullsi të njejtë me Milanon, deri tani rastet jane vetëm 170 dhe vetëm 20 janë shtruar në reanimacion, krahasuar me 9.000 vetëm në Lombardi. Në rast se është e vërtetë siç konstaton prof. Gallo, që për arsye të panjohura koronavirusi lëviz më shumë nga lindja në perëndim dhe jo nga veriu në jug, Shqipëria ka shumë mundësi të mbetet vetëm në kufijtë e dallgës së tij infektuese.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja këshillat e doktor Florian Totit!

Diabetikët, grup në rrezik nga koronavirus


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!