MENU
klinika

Lidhur me masat që do merren

Qeveria mblidhet për herë të parë për koronavirusin

08.03.2020 - 17:53

Qeveria shqiptare do të mblidhet nesër për herë të parë lidhur me masat mbi koronavirusin. Në 25 shkurt, qeveria shtoi 1 milion dollarë në buxhetin e spitaleve për të rritur stokun e mjeteve të mbrojtjes personale në struktura, siç janë maskat mbrojtëse apo dezinfektues për duart e doreza. Prej disa javësh strukturat e shëndetësisë janë në gatishmëri, po ashtu edhe kontrollet në pikat kufitare, por fatmirësisht deri tani nuk është shënuar asnjë rast. Ministria e Shëndetësisë kërkoi sot që qytetarët që vijnë nga zonat e prekura të vetëkarantinohen për 14 ditë.

Por duket se qeveria nuk do të mjaftohet me kaq, pasi alarmi në Itali, sidomos pas vendimit të sotëm të kryeministrit Conte për bllokimin e lëvizjes në Lombardi dhe 14 provinca do të rrisë akoma më shumë masat edhe në vendin tonë duke pasur në konsideratë faktin që fluturimet vijojnë normalisht. Partia Demokratike i kërkoi qeverisë që të shpallë gjendjen e emergjencës dhe Presidentit Ilir Meta të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Gjithashtu Presidenti Ilir Meta kërkoi që të merret si një masë parandaluese ndaj koronavirusit, aplikimi i “Zonës së Kuqe”, njësoj si në Itali me zonat e prekura si dhe duhet rritur fondi i përcaktuar nga qeveria për përballimin e situatës si dhe sigurimin e mbrojtjes për personelin mjekësor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Më tepër fond për mbrojtjen e stafit mjekësor"

Koronavirusi/ Apeli i Metës: Të aplikohet ‘Zona e Kuqe’


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!