MENU
klinika

"Do të legalizohet çdo shtëpi në fshat"

Rama: Do bëjmë regjistrimin e rregullt të pronave në zona problematike

05.03.2020 - 14:10

Kryeministri i vendit Edi Rama në fjalën e mbajtur në parlament deklaroi se do të legalizohet çdo shtëpi në fshat, duke shtuar se do të bëhet regjistrimi i rregullt i pronave në zona problematike.

“Do të kemi një ligj për të regjistruar tokën që e kanë trashëgimi nga gjyshi. Ajo tokë që iu takon atyre do ta marrin ata. Kur ishit ju, letër pas letre dhe nuk merrej vesh. Do të marrin fund të gjitha këto. Do të bëhet legalizim prone dhe gjithë sistemi funksionon si një sistem dhe qytetari nuk ka të bëjë me 7 mekanizma, por ka të bëjë vetëm me Kadaastrën Shtetërore. Legalizimet janë një pjesë e ndërtimeve që ishin të palegalizueshme me ligjin në fuqi. Asnjë legalizim nuk bëjmë ne në zona urbane që shkel ligjin. Nuk bëjmë dot pronar dikë që thotë më shpronëso ti mua meqë do bësh këtë ose atë. Do të legalizojmë cdo shtëpi banimi në fshat. Për fat të keq, tokat në bregdet iu jepen kriminelëve dhe vagabondëve. Këta vijnë nga prirja “liri-demokraci”. Këtë e bëri ai që gjoja solli lirinë e demokracinë”, tha Rama. Edi Rama ka theksuar se kjo qeveri është e vendosur që të godasë çdo krimininel, vrasës e trafikant.

“Kjo që po bëhet sot me OFL nuk bëhej dot dje, sepse dje ne ishim të rrethuar nga drejtësia kriminale. Duhet të dëgjoni mirë këto fakte. Drejtësia është shkelmuar për vite të tëra. Kujt do ia conim ne dosjet për të sekuestruar pasurinë kriminale që kanë bërë krime të tmerrshme, atyre që ikën nga vettingu? Ka persona që kanë arsye për t’i bërë krimit shenja me sy, duke e mbështetur përmes goditjes së qeverisë, që po iu bie në qafë këtyre që kanë vrarë, trafikuar vajza e kanë helmuar rininë me drogë. Ejani në vete”, nënvizoi ai. Më tej, Rama ka ironizuar me kreun e PD Lulzim Basha, duke thënë se ai është arsyeja pse Partia Demokratike është katandisur si mos më keq.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


”Anti- KÇK u mbështet nga 72% e opinionit publik"

Rama thumbon opozitën: Fronti i kritikëve tanë ka dështuar

"Kush ka hesape të pambyllura do përballet..."

Mesazhi i Ramës për deputetët opozitarë


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!