MENU
klinika

”Anti- KÇK u mbështet nga 72% e opinionit publik"

Rama thumbon opozitën: Fronti i kritikëve tanë ka dështuar

05.03.2020 - 12:07

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nga foltorja e Kuvendit ka folur për Anti- KçK ku është shprehur se kjo nismë e mazhorancës u mbështet nga 72% e opinionit publik sepse populli e ndan të drejtën nga e padrejta. Po ashtu Rama kritikon opozitën për qëndrimet kundër kësaj nisme duke i thënë si opozitës parlamentare dhe asaj joparlamentare se ka dështuar duke kritikuar qeverinë. Madje duke ironizuar Rama i ka krahasuar kritikët e qeverisë si palidhje ose me ‘UFO’.

”Spo ju them sot opinioni publik shqiptar e mbështet 72% anti-KCK dhe po ju them sot shifra do të jetë më e lartë sa më shumë mjegull t’iu largohet nga sytë. Disa kanë marrëzinë që po ju vjen dita për t’u përballur në praninë e një gjyqtari apo prokurori. Disa kanë marrëzinë e protagonizmit që ju hyshtet nga padia. Disa kanë marrëzinë e të qenit kundër edhe kur në një rast si ky nuk është çështja kush e bën. Qeveria, një parti që nuk do e botosh kurrë, por çfarë bën dhë çfarë kupton populli dhe pse populli kupton shumë më shumë dhe shumë më shpejt. Sepse edhe nëse nuk zhytet në teori, edhe nëse nuk ndjek fillin e debateve populli ndjen, populli ka virtytin e madh të të ndjerit të të drejtës dhe të vërtetës. Nuk është e rastit që që nga viti 1991 ky popull nuk ka gabuar asnjëherë kur ka zgjedhur.

U ngrit një zullumhane e madhe kur filluam Reformën e Energjisë e mbështeste populli 90%. Edhe shumë prej atyre që ishin pjesë e problemit e mbështesnin për një arsye të thjeshtë, sepse e ndjenin që nuk azhdonte dot më ashtu. Por ajo që donin ishte barazia. Arsyet pse humbin, humbin, humbin, humbin tek ne por arsyeja është tek ata që nuk i tërheq dot njëri për hundë shqiptarët që janë jashtë. S’kanë dashur të dëgjojnë. Kjo politika që bëhet këtu me patetiza dhe broçkulla nuk i duhet askujt, në rrugën nga veshi në vesh bën një zhurmë në trup dhe një përshtjellim në stomak dhe e bën njeriun të prirur mos e dëgjojë këtu.

Ajo çfarë bëhet aty është e rëndësishme, prandaj ju keni dështuar. I gjithë fronti fizikisht apo virtualisht bashkë i kundërshtarëve apo kritikëve tanë ka dështuar. Jo sepse ne jemi të pakritikueshëm, jo sepse ne nuk kemi bërë gabime, por sepse jeni pa lidhje, jeni një pjesë e popullit e vogël por pa lidhje fare. Nuk e kam vetëm me ju por me të gjithë ju, jeni krejt pa lidhje pasi nuk e ndjeni fare, fare, fare se çfarë do populli dhe ky vend. Kjo është arsyeja se pse njerëzit janë shumë më mirëkuptues me ne dhe njerëzit që kanë shumë kritikë ndaj nesh dinë shumë mirë të ndajnë të drejtën. Është komplet objekt fluturues i paidentifikueshëm ‘UFO’. – tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!