MENU
klinika

Rezultatet

Realizohen 36 teste për koronavirusin në Shqipëri

03.03.2020 - 11:44

Shqipëria vijon të mos ketë asnjë person të infektuar me koronavirus, ndërsa 36 raste të dyshuara që kanë bërë analizën në laboratorin e Institutit të Shëndetetit Publik kanë rezultuar negativ.

Informacionet i dha ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë inspektimit të qendrës shëndetësore Bathore 3, e rindërtuar nga e para, pjesë e programit të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore.

“Edhe pse të gjitha strukturat e shëndetësisë janë të fokusuara tek masat për parandalimin e koronavirusit të ri, nuk e kemi humbur fokusin nga programet e rindërtimit, nga premtimet tona. Ndërkohë vijon pajisja me mjete të mbrojtjes personale të të gjithë strukturave të shëndetësisë. 1.2 milion maska po shpërndahen ndërsa janë edhe 1 milion dollarë në dispozicion të spitaleve për të rritur stokun e mjeteve të mbrojtjes personale. Duhet thënë se deri tani janë testuar 36 raste, të cilat kanë rezultuar negative”, tha Manastirliu.

Qendra shëndetësore Bathore ku marrin shërbim shëndetësor rreth 8,500 banorë është një nga 44 qendrat e shëndetësore të rehabilituara në qarkun e Tiranës, me standard të njëjtë, në çdo komunitet.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!