MENU
klinika

“Në çka beson ai, që nuk beson?”

Sa pak shpresa kanë mbetë në vendin tonë!

07.03.2020 - 08:42

Duke e parë sesi është dërmuar dhe ligështuar moralisht shoqëria jonë, dhe duke e parë sa pak shpresa kanë mbetë në vendin tonë, m’u kujtua Umberto Eco dhe dialogu i tij me kardinalin Carlo Maria Martini, dialog ky që është botuar në librin “Në çka beson ai, që nuk beson?”

Në këtë libër, shkrimtari i madh Eco, shprehej: “Fuqia e një etike matet me sjelljen e shenjtorëve dhe jo me sjelljen e të marrëve, Zoti i të cilëve është barku”.

Ka kohë prej kur shoqëria jonë është divorcuar nga mostra morale të cilën e këshillon Eco. Dhe, përkundër faktit se në shoqërinë tonë ndihet ankthshëm një ligështim moral, ne vazhdojmë të mos kemi një mostër morale për të gjykuar ç’është e mirë dhe ç’është e keqe. Në mungesë të kësaj mostre, përditë shohim sesi shenjtorët dhe të marrët, përzihen ose ndërrojnë trajtë brenda natës. Nga kjo e keqe mund të çlirohemi, por kjo nuk vjen vetvetiu dhe këtë nuk na dhuron askush.

Një rimëkëmbje e Kosovës mund të bëhet, nëse vërtet matim, gjykojmë, analizojmë dhe vlerësojmë sipas modelit që na këshillon Eco. Sepse, propozimi i tij na ndihmon që mos t’i përfillim ata që rrinë natë e ditë duke u shfajësuar dhe arsyetuar në mënyrën më banale për të keqen që e ka kapluar vendin tonë. Rimëkëmbjen dhe çlirimin nga kjo e keqe, nuk mund të bëhet përderisa nuk gjykojmë sipas standardeve të larta etike, duke mos e krahasuar një të keqe me një të keqe tjetër, por me një të mirë, si dhe duke mos bashkëjetuar në mënyrë tinëzare me të keqen.

Rimëkëmbja nuk mund të bëhet derisa u japim krahë idiotëve dhe të marrëve që kërkojnë përditë kundërshtarë e armiq, për të justifikuar paudhësinë dhe pazotësinë e tyre për të bërë shtet normal. Rimëkëmbja e shoqërisë sonë fillon atëherë kur të vetëdijesohemi se, fajtorë nuk janë vetëm “ata, siç jemi mësuar të bëjmë me gisht, por jemi të gjithë. Institucionet e dijes dhe të fushave tjera që kanë përgjegjësi publike dhe rrinë të shurdhëta në kullat e tyre të fildishta. Mediat që u japin krahë budallenjve.

Kontingjenti i idiotëve të Facebook-ut, që gjykojnë dhe paragjykojnë pa kurrfarë baze. Dhe ata hipokritët që u bëjnë like në Facebook atyre që në jetën e përditshme i shajnë. Dihet, edhe rruga më e gjatë fillon me një hap të vetëm. Sot kemi mundësi ta bëjmë këtë hap dhe për këtë, këshilla e Eco-s na ndihmon shumë. Sepse, mendimet e iluminuara, çfarë është ky, janë ilaç për njerëzimin, prandaj duhet të përsiasim, që të emancipohemi dhe të kulturohemi.

/Marrë nga Ndue Ukaj

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!